LAJMI I FUNDIT:

I riu u filmua i dhunuar, policia e Tiranës sqaron ngjarjen: Ishte përfshirë në aksident

I riu u filmua i dhunuar, policia e Tiranës sqaron ngjarjen: Ishte përfshirë në aksident

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një i ri me shenja dhune në fytyrë mes efektivëve të policisë.

Policia sqaron se më datë 05.12.2024, në rrugën “Myslym Keta”, mjeti me drejtues shtetasin Fatjon Gjuzi, është përfshirë në një përplasje me mjetin me drejtuese shtetasen R. M., dhe më pas shtetasi Fatjon Gjuzi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi patrulla e qarkullimit ka arritur në vendngjarje dhe ka marrë kontakt me shtetasen R. M., është rikthyer në vendngjarje dhe shtetasi Fatjon Gjuzi së bashku me mjetin e përfshirë në aksident dhe ka nisur debat me drejtuesen e mjetit.


Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por gjatë ndërhyrjes, shtetasi Gjuzi ka filluar të ofendojë punonjësit e policisë, dhe gjatë përpjekjes për ta neutralizuar, ai nuk i është bindur urdhrave dhe ka goditur me grushte një punonjës Policie.

Më pas drejtuesi i mjetit, shtetasi Fatjon Gjuzi, është shoqëruar në komisariat ku i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar me nivel mbi normalen të alkolit.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Punonjësi i Policisë, si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditjet e shtetasit Fatjon Gjuzi ndodhet në regjim me raport mjekësor 10 ditor.

Për këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dhënë njoftim për arrestimin e këtij shtetasi më datë 06.12.2024, në përmbledhjen ditore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori