LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora me veshje të guximshme ekspozon linjat trupore nga prapaskenat e emisionit

Rita Ora me veshje të guximshme ekspozon linjat trupore nga prapaskenat e emisionit

Rita Ora ishte e sigurt që do t’i rriste pulset e ndjekësve të shtunën teksa publikoi fotografitë e mrekullueshme të prapaskenës nga emisioni “The Jonathan Ross Show”.

Këngëtarja 31 vjeçe, shfaqi figurën e saj të pabesueshme në një veshje të zezë, një minifund të guximshëm të zi me prerje të shumta dhe pjesën e sipërme të përshtatshme, teksa i ndau këto imazhe me ndjekësit e saj në Instagram.

Koordinata e saj spektakolare paraqiste detaje trëndafili në pjesën e sipërme dhe në fund, me veshjen e ngushtë që theksonte në mënyrë perfekte linjat e saj trupore, shkruan DailyMail.


Ajo e kombinoi veshjen provokuese me një palë taka ari dhe kishte vendosur një gjerdan të trashë me diamantë të rremë dhe një palë vathë argjendi.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” gjithashtu dha një paraqitje të shkurtër të asaj se si u realizuar makijazhi i saj përpara paraqitjes së saj në këtë emision.

Rita dukej në elementin e saj në fotografi, përpara se t’i bashkohej prezantuesit Jonathan Ross dhe të ftuarve të tjerë në program.

Gjatë intervistës së saj, Rita zbuloi se bashkëshorti i saj Taika Waititi është ‘personi i saj i preferuar’ dhe tha se mezi pret që së bashku me të, të bashkëprezantojë eventin e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards 2022.

Artistja shqiptare dhe regjisori i filmit, 47 vjeç, janë përzgjedhur që të prezantojnë mbrëmjen muzikore të çmimeve, e cila sivjet mbahet në Duseldorf të Gjermanisë më 13 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori