LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shfaqet përkrah të dashurit me një veshje të çuditshme, gjatë një mbrëmje në Hollywood

Rita Ora shfaqet përkrah të dashurit me një veshje të çuditshme, gjatë një mbrëmje në Hollywood

Rita Ora tregoi ndjenjën e saj unike të stilit të dielën teksa shkoi në një takim me të dashurin Taika Waititi.

Çifti në lidhje prej një kohe të gjatë, 31 vjeçarja dhe 46 vjeçari, u ngjitën me njëri-tjetrin, teksa largoheshin nga “The Roxy” në Hollywoodin perëndimor, shkruan DailyMail.

Rita e shfaqi plotësisht ndjenjën e saj të çuditshme të modës, e veshur me një fund me printim të gjatë dhe bluzë me printime të përplasura që tregonin një pamje të barkut të saj të tonifikuar.


Këngëtarja e mbajti të ftohtin larg, duke u mbështjellë me një xhaketë me stampa tigri dhe i vendosi gjërat e nevojshme në një çantë të varur në trup.

Flokët e saj bionde ishin të stiluara në kaçurrela të rregullta dhe ajo kishte vendosur një makijazh minimal në fytyrën e saj, për të lënë të shkëlqente bukuria e saj natyrale.

"The Voice Australia" përballet me akuza të forta për racizëm - fansat besojnë se fituesi u zgjodh vetëm për shkak se ishte i bardhë
Lexo po ashtu "The Voice Australia" përballet me akuza të forta për racizëm - fansat besojnë se fituesi u zgjodh vetëm për shkak se ishte i bardhë

Taika ndërkohë tregoi sensin e tij të modës i veshur me një bluzë grafike, këmishë kafe dhe xhinse të zeza me atlete të bardha.

Ai u vesh me një xhaketë blu të zbehtë dhe vuri një kapele bejsbolli mbi flokët e tij të thinjura.

Dyshja u takuan katër vjet më parë dhe ishin miq përpara se lidhja e tyre të bëhej romantike një vit më parë.

Vitin e kaluar, Ora zbuloi në një intervistë për The Independent se ajo ngriu qelizat e saj vezë, me shpresën për të ndërtuar një familje në të ardhmen.

Ajo i tha mediumit se do të donte të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu foli për romancën e saj me Taikan, duke thënë se ajo “nuk priste të gjente dashuri” tek ai.

Rita shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj larg vëmendjes dhe ‘ta mbrojë atë’, përpara se të thoshte se ka ndryshuar mënyrën se si shoqërohet tani në sytë e publikut.

“Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë. Nuk do ta kisha ditur nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Kalo në kategori