Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi është kthyer sërish në Los Angeles, pas një qëndrimi disa mujor në Australi.

Ajo së fundmi ka marrë pjesë në eventin PRIDE, të organizuar nga shoku i saj i ngushtë Vas Morgan, në shenjë ndërgjegjësimi për komunitetin LGBTI.


Në këtë event, 30-vjeçarja është dukur mjaft tërheqëse e veshur me një fustan transparent, ku poshtë tij kishte veshur një kostum ngjyrë bezhë që e bënte të dukej sikur është nudo.

ritaora 202625136 322260539381197 6692042755664643935 n

Së fundmi, Rita publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga ndeja, ku ka pasur rastin që të takohet edhe me këngëtaren tjetër të njohur botërisht, Demi Lovato.

"Kisha shumë qejf ndërsa festonim eventin PRIDE natën e kaluar me disa nga të preferuarit e mi. Dashuri pa limite", shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.

ritaora 203100841 950753522161331 667617595571178330 n

Rita përndryshe prej muajsh kishte qëndruar në Australi për spektaklin e talenteve "The Voice", ku ishte e ftuar si anëtare e jurisë.

Gjatë qëndrimit atje, ajo nisi një lidhje të re regjisorin Taika Waititi, me të cilin vazhdon të jetë bashkë. /Telegrafi/

ritaora 202407477 222782162820904 8024879324409325650 n

ritaora 203555986 161573325955395 6084969868527685792 n Foto: Rita Ora/Instagram

ritaora 200900938 481544069621506 8077880400270031820 n Foto: Rita Ora/Instagram

ritaora 201233293 340069394185956 1491393417970345020 n Foto: Rita Ora/Instagram