Rita Ora ka shkëlqyer edhe një herë me paraqitjen e radhës që bëri përmes disa imazheve të reja.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka sjellë për 16 milionë fansat e saj disa fotografi në të cilat përveç se me shumë stil, ajo dukej joshëse dhe në formë të mrekullueshme.


30-vjeçarja shihet me një fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë, me detaje gurësh me shkëlqim, ndërsa flokët bionde i la kaçurrela natyrale.

ritaora 244435097 3122717781388617 8604457443063270748 n Foto: Rita Ora/Instagram

“Ndriçoni dritën tuaj”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazhe, krahas të cilave nuk kanë munguar komplimentet e fansave.

ritaora 244211506 945532999729644 638262983442553866 n Foto: Rita Ora/Instagram

Kujtojmë që Rita aktualisht ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të ndryshme, si në muzikë ashtu edhe jashtë saj.

ritaora 244369283 357948916110446 2489935995239417238 n Foto: Rita Ora/Instagram

Ylli i muzikës së fundi mbajti koncert të madh në Kullën Eiffel, në Paris, në të cilën shkëlqeu me performancën dhe mori vlerësime të larta. /Telegrafi/

ritaora 243811745 141162851500011 8115770046714701299 n Foto: Rita Ora/Instagram