LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora paralajmëron rikthimin në muzikë, me një video intime me bashkëshortin e saj

Rita Ora paralajmëron rikthimin në muzikë, me një video intime me bashkëshortin e saj

Rita Ora ka një fillim të fortë në vitin 2023.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, publikoi një video në rrjetet sociale të martën në të cilën u fotografua së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi, 47 vjeç, në plazh duke parë një ndezje fishekzjarresh.

Videoja e cila zgjati vetëm pak sekonda shfaqte pak nga kënga e saj e re, teksa në mbishkrimin e saj shkruhej: “Befasi, Unë po kthehem, ‘You Only Love Me’, XX/01/23 #RO3”, shkruan DailyMail.


View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në video, Rita dukej me kaçurrelat e saj voluminoze teksa kishte vënë një gjerdan të madh në formë kryqi, ndërsa puthte burrin e saj gjatë kohës që ishin të rrethuar nga persona të tjerë në breg të oqeanit.

Këngëtarja ka qenë aktive në rrjetet sociale ditët e fundit, duke publikuar një sërë fotografish magjepsëse nga plazhi nga pushimet në St Barts, duke veshur një sërë bikini dypjesëshe teksa ndodhej në rërën e plazhit.

Ora dhe fituesi i çmimit “Oscar” me prejardhje nga Zelanda e Re u martuan vitin e kaluar në një ceremoni të vogël në Londër në gusht. Një burim i tha tabloidit britanik The Sun në atë kohë: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre që mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”.

Ata fillimisht u lidhën me njëri-tjetrin në prill të vitit 2021 dhe debutuan si çift në në tapetin e kuq në premierën e filmit “The Suicide Squad” në Los Angeles.

Në nëntor, Waititi – i cili ka qenë regjisor i filmave “Thor: Love and Thunder”, “Thor: Ragnarok” dhe “Jojo Rabbit” – zbuloi se aktori Robert Pattinson luajti rolin e ndërmjetësit mes çiftit, pasi ishte ai i cili i njohu ata mes vete për herë të parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori