Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, do të publikojë sot (e premte) klipin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për videon muzikore të këngës “You For Me”, të cilën ajo e ka publikuar së fundmi në bashkëpunim me DJ Sigala.


E teksa është në pritje të lansimit të klipit, Rita po tregohet mjaft aktive për ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

ritaora 217410229 2897406820500351 4211739021558182998 n

Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft tërheqëse në të bardha.

Këngëtarja shqiptare dukej bukur e veshur me një palë pantallona të bardhë dhe një xhaketë të së njëjtës ngjyrë, teksa kishte një bluzë të shkurtër në pjesën e sipërme.

ritaora 217483817 928260998023012 8598296710447264774 n

“Fendi e para gjithmonë”, shkroi Ora në mbishkrimin e fotografisë, referuar veshjeve të markës ‘Fendi’.

Rita përndryshe kohëve të fundit mori pjesë në një mbrëmje speciale të “Vogue Arabia” në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku mbajti një fjalim mbi modën dhe jetën e saj si këngëtare dhe blogere e suksesshme. /Telegrafi/

ritaora 217664006 143062767937439 4717663767439386156 n

ritaora 218826463 1225757827889440 1335679083225718569 n Foto: Rita Ora/Instagram