LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora jep lajmin e shumëpritur, zbulon titullin dhe datën e publikimit të albumit të ri

Rita Ora jep lajmin e shumëpritur, zbulon titullin dhe datën e publikimit të albumit të ri
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, më në fund ka dhënë lajmin e madh dhe të shumëpritur për fansat e saj.

Ajo ka zbuluar titullin dhe datën e publikimit të albumit më të ri të saj, njëherësh të tretit në karrierën e saj 10 vjeçare.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Rita mund të shihet në një studio bukurie ku qëndron e ulur në karrige dhe pranë saj është një mashkull (me gjasë bashkëshorti i saj Taika Waititi).


Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)

Në mbishkrimin e fotografisë, artistja e lindur në Prishtinë bëri me dije se albumi do të titullohet “YOU and I” dhe do të publikohet i plotë më 14 korrik.

Albumi i tretë do të jetë shumë personal për Rita Orën, me këngë dedikuar bashkëshortit e lagjes ku u rrit
Lexo po ashtu Albumi i tretë do të jetë shumë personal për Rita Orën, me këngë dedikuar bashkëshortit e lagjes ku u rrit

“Albumi im i tretë “YOU and I” do të dalë në shitje më 14 korrik dhe është i qasshëm për t’u rezervuar që tani. Ky album do të thotë vërtet shumë për mua, është si ditari im i viteve të fundit, është tingulli im dhe e ndjej kaq të vërtetë në atë kush jam unë sot. Mirë se vini në epokën e re, RO3 po vjen. Shijoni storjen time të dashurisë për ju”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Rita tashmë ka publikuar dy këngë nga ky album, “You Only Love Me” dhe “Praising You” në bashkëpunim me Fatboy Slim.

Hera e fundit kur ajo publikoi një album të plotë ishte viti 2018 kur editoi në treg “Phoenix”, albumi i cili erdhi pas gjashtë viteve nga publikimi i atij të parit, “ORA” në vitin 2012. /Telegrafi/

Koopertina e albumit “Phoenix” nga Rita Ora në vitin 2018 (Foto: Rita Ora/Instagram)

Koopertina e albumit “ORA” nga Rita Ora në vitin 2012 (Foto: Rita Ora/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Kalo në kategori