LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora ia lëshon me qira shtëpinë e saj afro katër milionë euroshe mikut Liam Payne, me të cilin bashkëpunoi në këngën “For You”

Rita Ora ia lëshon me qira shtëpinë e saj afro katër milionë euroshe mikut Liam Payne, me të cilin bashkëpunoi në këngën “For You”

Liam Payne ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij prej 6.5 milionë funtesh (7.6 milionë euro) në Surrey që e kishte në pronësi me ish-in e tij, Cheryl, dhe është zhvendosur në Londër, duke marrë me qira shtëpinë luksoze të shoqes Rita Ora pas ribashkimit me të fejuarën, modelen Maya Henry.

Këngëtari i famshëm britanik ka marrë me qira shtëpinë e artistes shqiptare, Rita Ora, në vlerë 3.25 milionë funtesh (3.8 milionë euro) në Londër, pasi ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij luksoze në Surrey.

Interpretuesi i hitit “Strip That Down”, 28 vjeç, po jeton në shtëpinë luksoze të shoqes së tij Rita, në perëndim të Londrës me të fejuarën, modelen Maya Henry, 22 vjeçe, shkruan The Mirror.


Çifti u ribashkua në gusht pas një ndarjeje e cila bëri shumë bujë në qershor, dhe tani ata po shijojnë kohën së bashku me takimet në qytet.

Sipas DailyMail, Liam dhe Maya kanë marrë me qira shtëpinë e Ritës “për të paktën një muaj” dhe i konsiderojnë Davidin dhe Victoria Beckhamin si fqinjët e tyre.

“Ata pëlqejnë të jetojnë së bashku dhe të jenë në Londër, të marrin pjesë në ngjarje dhe të kalojnë kohë me miqtë”, tha një burim për gazetën.

Foto: Rita Ora/YouTube

Mendohet se miku i tyre i përbashkët, ish-ylli i “The Only Way Is Essex”, Vas J Morgan, ndihmoi për të “rregulluar marrëveshjen” midis Liamit dhe Ritës dhe ai është një mysafir i rregullt në shtëpinë e tyre në Londër.

Në shtator, ish-këngëtari i grupit “One Direction” hodhi në shitje rezidencën e tij prej 6.5 milionë funtesh (7.6 milionë euro) në Surrey, të cilën më parë e ndante me ish-in e tij, këngëtaren Cheryl Cole.

Ai bleu pronën me pesë dhoma gjumi në vitin 2015, dhe shtëpia luksoze krenohet me një kinema në shtëpi dhe një palestër, dhe Payne shpreson të bëjë një fitim prej 1.5 milion funtesh (1.7 milionë euro) pasi ta shesë atë.

Cheryl, e cila ka një fëmijë katër vjeçar me ish-in e saj, Liamin, aktualisht po jeton në veri të Londrës pasi u largua nga shtëpia që dikur e kishin të përbashkët.

Zhvendosja e Liamit nga fshati piktoresk në kryeqytetin e zhurmshëm vjen pasi ai u largua nga menaxhmenti i tij i deritanishëm.

Këngëtari britanik nisi një karrierë solo, pasi grupi “One Direction” vendosën të bëjnë një pauzë dhe kështu Payne nënshkroi një kontratë me agjencinë kryesore KIN.

Megjithatë, karriera solo e Liamit ka ngecur dhe një burim i tha The Sun se menaxhmenti i tij ishte i shqetësuar për angazhimin e tij jo të mjaftueshëm ndaj muzikës.

“Ka shqetësime tani për Liamin sepse ai nuk është i përkushtuar për asgjë dhe rritja e tij është e ngadalshme”, thanë ata.

“Menaxhmenti i tij ishte në fund të marrëveshjes dhe menduan se ishte mjaft. Ata nuk e dinin se çfarë mund të bënin tjetër për ta ndihmuar atë”, shtoi burimi.

Por jeta private e Liamit po shkon në mënyrë romantike, pasi ai u ribashkua me modelen amerikane Maya pas një ndarje të shkurtër në fillim të këtij viti.

Ajo gjithashtu u pa së fundmi duke mbajtur unazën e saj të fejesës në vlerë prej 3 milionë funtesh (3.5 milionë euro), të cilën ia dha Liami në gusht të vitit 2020, kur edhe u fejuan. /Telegrafi/

(Videoja e këngës “For You” aktualisht nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

Në trend Magazina

Më shumë
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Magazina
Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Kalo në kategori