Ajo shpesh ndan pjesën e brendshme të jetesës së saj bujare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Dhe Rita Ora dukej më se e lumtur fotografitë e saj ‘selfie’ që i publikoi së fundmi në Instagram, shkruan DailyMail.


Ajo pozonte e buzëqeshur, ndërsa ishte e ulur në një veturë të tipit ‘Bentley’ në New York të premten.

ritaora 213815639 398118981741209 5838049664823637913 n

Këngëtarja 30 vjeçare, kishte veshur një bluzë të kuqe, me një grafik zogu në pjesën e përparme të saj dhe kishte syze dielli të zeza me përmasa të mëdha.

Ajo dukej e bujshme ndërsa kishte vënë disa gjerdanë me shumë rruaza dhe vathë të artë në këtë paraqitje.

ritaora 212594486 494800101810039 8102313001465103583 n

Këngëtarja i kishte kapur flokët e saj kaçurrela bjonde në një formë të bukur dhe të çrregullt.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Më pëlqen kur [emoji dielli] godet tamam .... Dhe pastaj disa ... mirënjohëse. E lumtur “You For Me”! Mezi po pres që të gjithë ta shikoni klipin!”, referuar kështu këngës së saj më të re me titull “You For Me”.

ritaora 213243275 1157895671352421 6696481186405012879 n

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” dukej sikur po argëtohej ndërsa tregoi krahët e saj të mbushur me tatuazhe.

Në fotografitë e tjera në postim, ajo publikoi një imazh të paqartë, i cili linte të kuptohej se në fotografi ishin ajo dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi.

ritaora 210567834 1486880728339471 5175843823730879421 n

Çifti dukeshin të dashuruar dhe të lumtur, ndërsa mbanin në duar shkopinj me drita të blerë në rrugë.

Regjisori i filmit kishte veshur një këmishë me lule bardh e zi.

Ndërkohë, Rita ishte duke qeshur dhe dukej elegante e veshur me një fustan të zi dhe këpucë me taka të zeza.

ritaora 211517844 2970590556596124 7192431999278875114 n Foto: Rita Ora/Instagram

Këto postime të Ritës vijnë pas një raportimi të fundit në mediat britanike, se ajo ka rritur sigurinë në shtëpinë e saj në Londër, duke inkuadruar një “dhomë paniku” brenda saj.

Kjo vjen si pasojë e një grabitje gjatë vitit 2015, ku Rita ngeli e tronditur së bashku me motrën dhe shoqen e saj nga vjedhja që iu bë në atë kohë, gjatë kohës që ato ndodheshin brenda në shtëpi. /Telegrafi/