Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk ka munguar në mbrëmjen e "Met Gala".

Si në çdo paraqitje tjetër, ajo ka ditur të kthejë vëmendjen sërish nga ajo, me paraqitjen e saj glamuroze.


rita4

Këtë herë, këngëtarja shqiptare kishte veshur një fustan të zi dhe të gjatë, shoqëruar me elemente me ngjyra të hapura.

Ora kishte zgjedhur "Prada"-n për fustanin e saj, ndërsa bizhuteritë dhe aksesorët e tjerë nga Lorraine Schwartz.

rita3 1

Detaji që mori vëmendjen më të madhe, ishte aksesori në kokën e këngëtares, i punuar me pupla, i cili i jepte asaj pamjen e dukeshave të famshmëve në vitet epokën e modernizmit.

Flokët bionde dhe të shtrira bën që këngëtarja të mos dalë jashtë stilit të saj të përhershëm.

rita12

Për të gjithë fansat e saj shqiptarë, Rita do të jetë në Tiranë më 3 qershor, në koncertin e madh të organizuar nga Bashkia e Tiranës. /Telegrafi/

rita5

rita6

rita7

rita8

rita9

rita10

rita11

rita12

rita13

rita14