LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi shkëlqejnë në premierën e “Eternals”, shfaqen të dashuruar përkrah njëri-tjetrit

Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi shkëlqejnë në premierën e “Eternals”, shfaqen të dashuruar përkrah njëri-tjetrit
Foto: Getty Images

Rita Ora dhe Taika Waititi dukeshin tërë shkëlqim gjatë parakalimit në tapetin e kuq teksa ndoqën premierën e “Eternals” në Los Angeles, mbrëmë (18 tetor).

Çifti ishin në shoqëri të mirë pasi u bashkuan me emra tjerë të njohur si: Angelina Jolie , Richard Madden dhe Salma Hayek në premierën e filmit të Marvel.

Ndërsa pozonin për fotografi, Rita, 30-vjeçare dhe Taika, 46 vjeç, dukeshin të lumtur krah njëri -tjetrit teksa përqafoheshin dhe buzëqeshnin për kamerat, shkruan Metro.


Foto: FilmMagic

Këngëtarja e “Your Song” dukej engjëllore me një fustan të bardhë me një model asimetrik të prerjes në gjoks, ndërsa regjisori i “Thor: Love and Thunder” dukej elegant me një kostum gri dy pjesësh me detaje me vija.

Kanë qenë disa ditë të ngarkuara për çiftin që u panë duke marrë pjesë në koncertin e Rolling Stones në Los Angeles gjatë fundjavës.

Foto: BackGrid

Rita dhe Taika besohet se kanë filluar të takohen në mars, pasi ata ishin praktikisht të pandashëm ndërsa ishin në Hungari, ndërsa regjisori punonte në pjesën e ardhshme të Thor. Ata pastaj bënë debutimin e tyre publik në premierën e “The Suicide Squad” në gusht.

Atë muaj, çifti u pa intim me njëri-tjetrin, pasi festuan ditëlindjen e 46-të të Taika së bashku me yjet si: Kate Beckinsale, Kristen Steëart, Charli XCX, Jodie Turner-Smith dhe Ashley Benson.

Foto: WireImage

Muajin e kaluar, ylli i pop -it iu drejtua lidhjes së tyre për herë të parë duke folur për “Australian Vogue.

“Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, ishte shprehur Rita. /Telegrafi/

Foto: WireImage

Foto: WireImage

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Kalo në kategori