LAJMI I FUNDIT:

Ripërsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Kamberi: Na duhen së paku 610 vota, gjasat për të fituar janë reale

Ripërsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Kamberi: Na duhen së paku 610 vota, gjasat për të fituar janë reale
Foto: Arkiv

Kandidati për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në prag të ripërsëritjes së procesit zgjedhor në Tërnoc, ka thënë se gjasat që të dalë fitues janë reale dhe të pritshme.

Në një prononcim për Telegrafin, Kamberi ka deklaruar se i duhen edhe së paku 610 vota, ndërsa ka theksuar se po mundohen t’i bindin qytetarët që të dalin të votojnë, pasi siç ka thënë, janë të revoltuar nga stërzgjatja e këtij procesi.

“Po gjasat janë reale. Në njësinë zgjedhore janë të regjistruar 1089 votues. Neve na nevojiten 610 vota minimum. Njerëzit janë të revoltuar për shkak të tejzgjatjes së procesit, por po mundohemi t’i bindim që të dalin të votojnë”, ka thënë shkurt ai.


Edhe pse i fitoi votat për deputet iu kontestua rezultati, Kamberi: Loja ende nuk ka mbaruar
Lexo po ashtu Edhe pse i fitoi votat për deputet iu kontestua rezultati, Kamberi: Loja ende nuk ka mbaruar

Kujtojmë se zgjedhjet në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Bujanocit do të mbahen për herën e tretë.

Më 28 prill, në këtë vendvotim ishin përsëritur zgjedhjet për Kuvend të Serbisë. Pas numërimit të votave, Shaip Kamberi kishte fituar shumicën e tyre, dhe kishte mbledhur mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet.

Por, më pas Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) i kishte anulzuar zgjedhjet e përsëritura. Kjo pasi Gjykata Administrative kishte hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL ndaj vendimit të KRZ-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërrnoc. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori