LAJMI I FUNDIT:

“Riorganizim i administratës publike të Maqedonisë së Veriut”

“Riorganizim i administratës publike të Maqedonisë së Veriut”

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, kishte fjalim në konferencën e organizuar nga Qendra për liri – CIVIL të quajtur “Si janë zgjedhjet ashtu është e ardhmja”. Në konferencë u prezantuan analizat dhe rekomandimet e zgjedhjeve presidenciale.

Në fjalimi Bajdevski potencoi se ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në mënyrë aktive punon në depolitizimin dhe profesionalizimin e administratës publike me qëllim që të shërbejë gjithë qytetarëve dhe asnjëherë të mos keqpërdoret për qëllime politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“MShIA për momentin po punon në analizën funksionale horizontale, por gjithashtu punon edhe në analizën funksionale vertikale në gjithë organet e administratës shtetërore. Në këtë mënyrë do të dimë se cilat institucione kanë kompetenca dhe cilat institucione para kujt përgjigje. Më pastaj do të ketë një riorganizim të administratës publike, që është parakusht për rritjen e efikasitetit dhe efektiviteti, të ulen shpenzimet, por edhe për t’u përmirësuar cilësia e shërbimeve që institucionet ua ofrojnë qytetarëve dhe firmave”, theksoi Bajdevski.


Zëvendësministri theksoi se është punuar në ligj për shërbimin e lartë udhëheqësi që parasheh standarde të reja për zgjedhjen e personave në krye të institucioneve ku parashihen kritere dhe vlerësimin e kandidatëve që do të bëhen nga profesionistë.

“Procesi do të jetë publik dhe transparent, që më në fund do të ndryshojë pasqyrën e administratës publike, ndërsa të punësuarit do të mund të jenë të sigurt se krerët e tyre nuk do ta keqpërdorin pozitën e tyre për qëllime partiake dhe zgjedhore”, tha Bajdevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori