Rinolalia ose e folura ndër hundë: Shkaktarët dhe trajtimi

Rinolalia (ose e folura nazale) është një çrregullim i rezonancës së zërit që ndodh për shkak të rrjedhjes jonormale të ajrit gjatë të folurit nëpër hundë. Ajo prek tingullin e të folurës dhe perceptohet nga dëgjuesit si zë ‘hundor’
Zyla Musliu,
Logopede në Psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë
Tel. 045 663 774
Shpesh i kushtojmë vëmendje tonit të zërit të dikujt ose mënyrës se si ai flet. Dilema më e zakonshme është të flasësh me hundë dhe shkaqet e këtij fenomeni, sepse ndryshimet e timbrit dhe tingullit mund të jenë të pakuptueshme dhe të mërzitshme për veshin e dëgjuesit. Personat me të folur hundor gjithnjë janë me stres dhe ankthe shpirtërore, u ikin bisedave dhe izolohen nga shoqëria.
Mjekët dhe kirurgët e ORL-së janë të përfshirë në eliminimin e nazalitetit, sipas nevojës, ndërsa roli i logopedit është të rehabilitojë zërin në mënyrë që të përmirësojë rezonancën orale dhe të reduktojë të folurit hundor.
Klasifikimi i rinolalisë
Rinolalia ndahet në këto forma kryesore:
Rinolalia e hapur (hipernazaliteti):
• Ndodh kur ka rrjedhje të tepruar të ajrit përmes hundës gjatë të folurit.
• Kjo zakonisht lidhet me një mbyllje të dobët ose joefikase të velofaringut (hapësira midis qiellzës së butë dhe faringut).
• Tingujt zanorë si /m/, /n/ dhe /ng/ tingëllojnë të tepruar.
Rinolalia e mbyllur (hiponazaliteti):
• Ndodh kur rrjedhja e ajrit nëpër hundë është e penguar.
• Shkaktohet nga bllokime fizike në rrugët e hundës, si devijimi i septumit, polipet nazale, ose adenoidet e zmadhuara.
• Tingujt /m/, /n/, dhe /ng/ tingëllojnë si /b/, /d/, dhe /g/.
Rinolalia e përzier:
• Kombinim i rinolalisë së hapur dhe të mbyllur, ku disa tinguj janë shumë “hundorë” dhe të tjerë nuk rezonojnë sa duhet në hundë.
• Zakonisht shkaktohet nga probleme anatomike të kombinuara me çrregullime funksionale.
Shkaqet e rinolalisë
Rinolalia mund të jetë e lindur ose e fituar dhe lidhet me:
Shkaqet strukturore:
• Çarje e qiellzës (palatoshizë).
• Anomali kongjenitale në qiellzë ose faring.
• Devijimi i septumit nazal.
• Adenoidet e zmadhuara ose polipet nazale.
Shkaqet funksionale:
• Dobësi ose paralizë e muskujve të qiellzës së butë.
• Çrregullime neurologjike, si paraliza cerebrale ose sindroma Moebius.
Shkaqet e përkohshme:
•Infeksione respiratore.
• Alergji të rënda që bllokojnë rrugët e hundës.
Shenjat dhe simptomat e rinolalisë
• Zëri tingëllon “hundor” ose i bllokuar.
• Tingujt nasalë (si /m/, /n/) tingëllojnë të paplotë ose të deformuar.
• Fëmijët ose të rriturit kanë vështirësi të kuptohen qartë nga dëgjuesit.
• Vështirësi në shqiptimin e tingujve të caktuar.
Diagnoza e rinolalisë
Vlerësimi logopedik:
• Analiza e tingujve zanorë dhe artikulimit.
Ekzaminimet mjekësore:
• Konsulta me otorinolaringolog për të analizuar rrugët nazale dhe qiellzën.
• Përdorimi i teknikave si nasoendoskopia ose videofluoroskopia.
Matje instrumentale:
• Nasometria për të matur përqindjen e rezonancës nazale.
Trajtimi i rinolalisë
Logopedia:
• Ushtrime për përmirësimin e mbylljes velofaringeale.
• Trajnim për artikulimin korrekt të tingujve.
Trajtimi mjekësor ose kirurgjik:
• Kirurgji për korrigjimin e çarjeve të qiellzës ose devijimit të septumit.
• Adenoidektomia ose heqja e polipeve nëse ato janë shkaku.
Terapia ndihmëse:
• Pajisje ortodontike ose proteza për të ndihmuar mbylljen velofaringeale.
Trajtimi për shkaqe funksionale:
• Përdorimi i teknikave për forcimin e muskujve të qiellzës dhe përmirësimin e rezonancës.
Parandalimi dhe kujdesi
• Vlerësimi i hershëm tek fëmijët me çrregullime strukturore ose vonesa në të folur.
• Ndërhyrje e shpejtë logopedike për të korrigjuar teknikat e të folurit.
• Mbikëqyrja e shëndetit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes për të parandaluar bllokimet e mundshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij