Ylli brazilian Thiago Silva ishte afër vdekjes, ndërsa mendoi ta linte futbollin në moshën 21 vjeçare – sot po e bën të ëndërrojë një komb
Ai është kthyer në protagonist për Brazilin në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi, por para më shumë se një dekade Thiago Silva ishte një javë larg nga vdekja, pasi kishte tuberkuloz.
Mbrojtësi i PSG, që njihet si shkëmb, si për klubin aktual ashtu edhe për kombëtaren e vendit në vitet e fundit, u diagnostikua me infektimin bakterial, sa ishte në Dinamo Moskë në vitin 2005.
Ishte vetëm 21 vjeç , kur Silva u shtrua në spital. Për gjashtë muaj mjekët rusë e trajtuan atë për gjendjen, pasi sëmundja kishte filluar gjashtë muaj para zbulimit.
Tuberkulozi ishte shumë i avancuar, madje doktorët e konsideronin heqjen e një pjese të mushkërive për të siguruar mbijetesën e tij.
Por nëna e tij, Angela dhe bashkëshortja, Isabelle, nuk pranuan që lojtari të operohet, pasi operacioni do t’i kishte dhënë fund ëndrrave të Silvas që të behej yll i futbollit.
“Operacionin do ta kishte përfunduar karrierën time, kisha nevojë për engjëj mbrojtës”, tregon Silva për AP nga kampi ku është tubuar Brazili.
“Isha paksa i zhgënjyer kur luajtëm kundër Rusisë këtë vit. Është ndryshe për mua të kthehem atje dhe të luaj. Shpresoj që ngritë trofeun e Kupës së Botës”.
Dhe me të drejtë kështu ai thotë kështu.
Silva, tani 33 vjeç nënshkroi për Dynamon nga Porto në janar të vitit 2005 për një shumë prej rreth 3.5 milionë funte.
Pavarësisht se nuk luajti asnjë ndeshje të vetme për gjigantët portugez, përveç ndeshjeve me rezervat e divizionit të dytë, Dinamo e mori lojtarin edhe pse pak e njihte, por kishte marr garanca për të.
Presidenti i klubit rus, Aleksei Fedoryçev kishte plane të mëdha për Dynamon atë vit, duke sjellë shtatë lojtarë nga Portugalia në janar.
Ai madje mori edhe menaxherin e njohur brazilian Ivo Wortmann për tu siguruar që pengesa gjuhësore mes lojtarëve të mos kishte, pasi ai donte që ekipi i tij të mund ta sfidonte Premier Ligën për të fituar titullin.
Por mjekët e klubit u befasuan pasi blerja e tyre e re braziliane po lodhej kaq shpejt.
Ata gjithashtu u tronditën që shumica e lojtarëve të ardhur ishin blerë pa kontrolle e duhura mjekësore. Silva ishte shumë i sëmurë, me simptoma të një temperature të lartë, kollitje dhe djersitje të mëdha, transmeton Telegrafi.
Ishte e qartë që nuk kishin të bënin me grip, ku pastaj ai u dërgua në spital, dhe iu kryen një numër i madh testesh.
Ata u habitën kur mësuan se lojtari po vuante nga tuberkulozi dhe atë prej gjashtë muajsh.
Thjesht, mjekët i thanë atij se do të kishte vdekur pas dy javësh nëse sëmundja nuk do të ishte kapur në fund për tu trajtuar.
“Në vitin 2005 unë u huazove te Dinamo Moska, por qyteti ishte i tmerrshëm, isha i ftohtë dhe u sëmura”.
“Isha në spital për gjashtë muaj. Isha 10 kg mbipeshë dhe pavarësisht se të gjithë të tjerët në spital ishin shumë të dobët pasi nuk donin të hanin, edhe unë kam qenë gjithmonë i uritur”.
“Nëna ime tha se nuk dukem i sëmurë, por nuk mund të lëviz”.
“Mjekët më thonin që të ngrihesha dhe të shkoja për shëtitje, por nuk mund ta bëja. Kjo sëmundje është gjithashtu ngjitëse, kështu u futa në izolim, vetëm me lojëra kompjuterike dhe internet”.
“Mjekët më jepnin injeksione, tri ose katër herë në ditë, plus 10 ose 15 pilula”, thuhet në një rrëfim të tij për revistën Gazzetta dello Sport Week në vitit 2011.
“Më në fund e kuptova se kisha tuberkuloz për gjashtë muaj. Mjekët thanë, nëse do të kishin kaluar dy javë të tjera, nuk do të kisha mundur të shërohesha”.
“Unë pothuajse vdiqa. Prandaj, sa herë që luaj, mendoj përsëri në ato momente në Rusi”.
Gjatë trajtimit të tij, stafi mjekësor i këshilloi mbrojtësit dhe familjes që t’ia heqin një pjesë të mushkërive për të mbijetuar.
Në mënyrë efektive, kjo do të thoshte se do të duhej ta linte futbollin.
“Unë u thashë atyre se askush nuk do ta hapte burrin tim dhe do t’i jepte fund ëndrrës së tij”.
“Unë nuk jam mjek, por askush nuk dëshiron të futet në kirurgji. Të shohësh atë me fanellën e Brazilit është një fitore për të gjithë ne, veçanërisht ata që e njohin atë nga ato ditë”, tregon gruaja e tij Isabelle për AP.
Gjatë asaj kohe të errët në Rusi, Silva kishte menduar të tërhiqej nga futbolli edhe pse zoti i kishte jep një rast të dytë.
“Unë kisha menduar të largohesha nga futbollin”, ka thënë ai për gazetën Gazzetta dello Sport.
“Kishte një rast tjetër kur shkova në Flamengo për një provë dhe pas dy seancave më thanë se mund të shkoja, pasi nuk isha i mirë sa lojtarët e tjerë”.
“I thashë nënës sime se nuk doja të luaja më futboll, pasi askush nuk më donte. Ajo më tha se atëherë duhet ta filloj punën që e bënte vëllau im, dhe kjo ma ndryshoi mendjen dhe kërkova një klub tjetër!”
Makthi i Silvas në Rusi përfundoi në vitin 2006, kur u kthye në atdheun e tij me Fluminense.
Wortmann, njeriu përgjegjës që e dërgoi atë te Dynamo, ishte kthyer në Brazil.
Duke besuar në talentin e Silvas, ai i tha Fluminense dhe trajneri të tyre se duhet të marrin mbrojtësin e tij.
Ata e bënë këtë gjë dhe siç thonë të tjerët, pjesa tjetër është histori.
Silva kaloi te AC Milan dhe pastaj te PSG, ku është lider dhe kapiten në gjigantin francez.
Ai vazhdoi të lulëzojë dhe konsiderohet se një nga mbrojtësit më të mirë të brezit të tij.
Silva ndaj Serbisë e shënoi golin e dytë për Brazilin, duke e kaluar si të parin në grup.
Ai kërkon lavdinë në vendin ku ka mundur edhe të vdes. Brazili vazhdon ta mbajë ëndrrën gjallë, me një lojtar lider dhe skuadër të fortë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje