LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Superliga, ndeshje interesante në Gjakovë dhe Prizren

Rikthehet Superliga, ndeshje interesante në Gjakovë dhe Prizren

Në fundjavë zhvillohet java e 22-të në Prince Caffe Superligë, që është pjesa finale e kampionatit, e që pritet të jetë shumë interesante.

Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, ku atmosfera në Gjakovë si gjithmonë pritet të jetë e jashtëzakonshme. Kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 12 humbje, kurse verdhezinjtë ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e gjashtë humbje.

Takim shumë i rëndësishëm shihet ai mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, që po ashtu zhvillohet të shtunën. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 13 humbje, kurse therandasit në pozitën e katërt me 12 fitore e nëntë humbje.


Të dielën, liderja Trepça e pret Istogun, ku mitrovicasit shihen favoritë. ‘Xehetarët’ ndodhen në vendin e parë me 19 fitore e dy humbje, kurse istogasit në vendin e fundit me një fitore e 20 humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, ku fitorja është shumë e nevojshme për të dy skuadrat. Skuadra prizrenase renditet në vendin e shtatë me gjashtë fitore e 15 humbje, kurse ajo prishtinase në pozitën e tretë me 14 fitore e shtatë humbje. /Telegrafi/

Prince Caffe Superliga-Java 22

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Peja

19:00 Bashkimi – Golden Eagle

E diel

17:00 Trepça – Istogu

19:00 Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori