Rikthehet furnizimi stabil me energji elektrike i konsumatorëve ne Mitrovicë dhe në Trepçë

Pas një pune vetmohuese dhe të palodhshme të ekipeve profesionale të mirëmbajtjes dhe operimit, si dhe aktiviteteve intensive të menaxhmentit të KOSTT, nën zotimin se do iu dalim në ndihmë Kombinatit Trepça pas avarisë së shkaktuar dje, informojmë qytetarët që sot pasdite janë krijuar të gjitha mundësitë që të bëhet rikthimi i furnizimit stabil me energji elektrike në rajonin e Mitrovicës dhe minierës së Trepçës
“Pas marrjes së informacioneve nga vendi i ngjarjes, KOSTT ka bërë analizat e nevojshme në një kohë tejet të shkurtër dhe ka përcaktuar zgjidhjen më optimale të furnizimit të konsumit të Mitrovicës dhe Trepçës konform situatës së krijuar. Si zgjidhje optimale është vendosur që linja e nivelit të tensionit 110kV nga Nenstacioni 110kV/35kV Vushtrri 1, që ndërlidh nënstacionin Trepca, të përdoret si linjë e nivelit të tensionit 35 kV, për një periudhë të shkurtër kohore, deri në rikthimin e plotë në punë të nënstacionit Trepça dhe futjes në operim të nënstacionit të ri 110/10kV Mitrovica 2.
Sot, në mëngjes në selinë qendrore të KOSTT është mbajtur takim me menaxhmentin e KEDS dhe ndërmarrjes Trepça ku janë elaboruar zgjidhjet e mundshme dhe është dakorduar për veprimet e kordinuara që në kohë sa më të shkurtër të kthehet furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike. Në përputhje me këtë propozim, KOSTT ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme organizative përmes angazhimit të ekipeve profesionale që në kohë sa më të shkurtër të kryhen punimet e nevojshme dhe të rikthehet furnizimi stabil i konsumatorëve”, thuhet në njoftimin për media.
Në ora 17:33 është bërë i mundur rikthimi i tensionit dhe furnizimi i 85% të konsumatorëve në kohë të pikut kurse jashtë pikut furnizimi me energji elektrike është i plotë. KOSTT është në pritje të aktivizimit te linjës së dytë 35kV nga nënstacioni Vallaç në mënyrë që furnizimi i konsumatorëve të jetë i plotë gjatë gjithë kohës.
KOSTT përgëzon gjithë stafin e KOSTT, të angazhuar në këtë aktivitet, që në mënyrë mjaft profesionale dhe në afat rekord kanë kryer punimet në kthimin e furnizimit të konsumatorëve në Mitrovicë. Njëherit KOSTT falënderon KEDS-in për bashkëpunimin e treguar profesional në kryerjen e punimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës