E rinovuar nga studio prestigjioze ndërkombëtare “NeM Architectes” dhe me iniciativë të Qeverisë së Shqipërisë, Vila 31 x Art Explora në Tiranë do të jetë një vend për projekte inovative artistike.
Programi i rezidencave artistike Vila 31 x Art Explora në Tiranë do të presë deri në njëzet artistë në vit, për rezidenca 3-mujore të shpërndara në 3 sesione, shkruan A2. Rezidentët u përzgjodhën përmes një thirrjeje të hapur nga aplikime të paraqitura nga artistë nga mbi 100 vende. Gjatë qëndrimit të tyre 3-mujor në Vila 31, ata do të zhvillojnë projekte artistike që trajtojnë çështje sociale, historike dhe bashkëkohore me të cilat përballet zona lokale.
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, u shpreh: “Është privilegj për mua të jem këtu sot për të përuruar këtë projekt kaq mbresëlënës, Vila 31 x Art Explora. Ky vend, i shenjuar nga historia, futet sot në një jetë të re si rezidencë e përkushtuar e krijimit artistik dhe dialogut ndërkulturor. Vila 31, më tepër se një hapësirë e thjeshtë pune për artistët, është një vizion hapjeje: një art pa kufi, i arritshëm dhe i rrënjosur në vlerat e përbashkëta të ndarjes dhe inovacionit. Ajo e vendos Tiranën në rrjetin e platformave të mëdha kryesore europiane dhe ndërkombëtare, por edhe të artit bashkëkohor.”
Drejtori Ekzekutiv i “Art Explora”, Bruno Julliard, theksoi: “Ne e krijuam fondacionin 5 vjet më parë për të ndarë artin dhe kulturën me të gjithë dhe për të mbështetur artistët. Sot, fondacioni do ta amplifikojë këtë mision për të mbështetur dhe për të hequr barrierat në artin bashkëkohor, në Vila 31 x Art Explora dhe artistëve në Tiranë. Duke transformuar ish-shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha, Vila 31 x Art Explora do t’i ofrojë publikut mundësinë ta aktivizojë këtë sit historik. Ky është një vend që inkurajon si introspeksionin ashtu edhe kreativitetin dhe shpresojmë se do të frymëzojë artistët”.
Drejtoresha Artistike e “Art Explora”, Blanchede Lestrange, deklaroi: “Ne patëm një sukses të mrekullueshëm për thirrjen e parë të aplikimeve, duke marrë mijëra aplikime nga 109 shtete, që është e jashtëzakonshme për një thirrje të parë. Juria përzgjodhi 23 artistë, nga 15 shtete për vitin e parë. Ky është një dialog i hapur mes artistëve të njohur, artistëve në zhvillim dhe gjithashtu mes praktikave në artin vizual, muzikë dhe performanca që vijnë nga pjesë të ndryshme të botës. Përzgjedhja u bë nga një juri ndërkombëtare dhe figura prestigjioze, ekspertë dhe kuratorë që e njohin kontekstin e rajonit. Projektet e artistëve janë të bazuara në aspekte sociale, lidhje me teknologjinë, aspekte ekologjike, por gjithashtu lidhje me Shqipërinë dhe kontekstin e kësaj vile. Programi i përbashkët i rezidencës do të mirëpresë artistë në Paris dhe Tiranë, 3 muaj në secilin qytet. Ne duam të bashkëpunojmë me festivale, institucione, duke organizuar shumë punëtori me publikun, sepse ADN-ja e Art Explora është të jetë e hapur për publikun, shkollat, studentët, OJQ-të”.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, u shpreh: “MEKI, bashkë me Art Explora, ditët dhe muajt në vijim do të bëjnë të mundur që organizimi i kalendarit vjetor dhe gjithë bashkëpunimi do të bëjë të mundur edhe përfshirjen e kësaj qendre në atë çka ne kemi konceptuar dhe rikonceptuar, thirrjet dhe grantet. Tirana gjen tashmë një qendër, një hot spot të ri, që do të ketë një jetë artistike sa i përket skenës së pavarur. Kjo vjen në momentin e duhur, në një situatë që tashmë jemi më të përgatitur dhe më të përgjegjshëm, sa i takon rolit që ka qeverisja qendrore dhe gjithë organizmat e tjerë, karshi artit dhe artistëve. Se bashku do t’i gjendemi pranë kësaj sfide të re që kemi. Nga një anë artistët do të mundohen të trembin fantazmën e Enverit duke e thyer atë me art, dialog dhe demokraci dhe nga ana tjetër aspekti i Shqipërisë që integrohet në BE, jo vetëm me tregun dhe ligje, por edhe me aspektin e jetës krijuese”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënvizoi: “Sot mbaron një rrugë shumë e gjatë e përsiatjeve se çfarë mund të ndodhte në këtë godinë, dilemave se çfarë programi kishte kjo godinë dhe tundimeve për ta shembur. Unë besoj se arkitektët duhet të kenë meritat e jashtëzakonshme për mënyrën se si e kanë transformuar këtë hapësirë, këtë shtëpi me fantazma, në një hapësirë diametralisht ndryshe nga programi i kësaj shtëpie, por njëkohësisht duke ruajtur një përmbajtje nga pamja e dekorit. Kjo qendër është frymëzuese në shumë aspekte. Jam i kënaqur që ky partneritet u përmbush në kohë rekord dhe ky rezultat është spektakolar në të gjithë detajet. Mundësia që krijohet për artistët e rinj shqiptarë, të rajonit dhe nga gjithë bota për t’u takuar së bashku në një hapësirë është e jashtëzakonshme. Jam i sigurtë për sinergjinë që do të krijohet mes artistëve dhe ndërveprimit të tyre me botën përtej këtyre mureve.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë