LAJMI I FUNDIT:

Riise tregon se përse është ende i acaruar me Carragher, pas finales dramatike Milan – Liverpool

Riise tregon se përse është ende i acaruar me Carragher, pas finales dramatike Milan – Liverpool

Finalja e Stambollit në mes të Milanit dhe Liverpoolit do të kujtohet për një kohë të gjatë nga futbolldashësit, pasi ishte një përmbysje e çmendur e rezultatit.

Kanë kaluar 14 vite qëkur Liverpooli e fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa ende kujtohet ajo finale e çmendur në Turqi, pasi Milani ishte duke fituar 3-0 dhe në pjesën e dytë rezultati u barazua dhe në fund humbi nga skuadra angleze me anë të gjuajtjeve të penalltive.

Ajo natë në Stamboll sjell vetëm kujtime të mira për tifozët e Liverpoolit, pas përmbysjes së rezultatit nga 3-0 në 3-3, duke shkuar në vazhdime dhe që fituesi u vendos pas gjuajtjeve të penalltive, ndërsa John Arne Riise dhe Jamie Carragher kishin një moment acarues.


Rafael Benitez, Jamie Carragher, Steven Gerrard dhe John Arne Riise (Foto: Ben Radford/Getty Images/Guliver)

Legjenda e skuadrës angleze ka zbuluar se ai kishte tri opsione para se të gjuante penalltinë, ndërsa në portë ishte Dida, që po kalonte nëpër një formë të lartë në atë sezon. Carragher ishte tallur me Riisen, pas humbjes së penalltisë.

“Duke shkuar drejt pikës së bardhë, kisha tri opsione. Do të gjuaja fort, të gjuaje lehtë apo ta ekzekutoja në stilin Panenka. Unë vendosa që të gjuaja thjesht dhe sigurt, por që pendohem për gjëra që i kam bërë në mënyrën e thjeshtë. Dida e priti gjuajtjen time”, ka zbuluar Riise.

“Shkova prapa dhe Carra (Jamie Carragher) më tha: ‘Ginge, a nuk e kuptove se Dida po shkonte në të gjitha penalltitë në atë anë?’ Unë e shikova: ‘Pse nuk ma the këtë gjë më parë?’”.

“Ajo gjë ende më bënë nervoz. Por, Carra ishte qesharak. Ditën tjetër ai më shkroi një mesazh duke më thënë se nëse e kisha kuptuar ngacmimin, ndërsa i ktheva: ‘Natyrisht’”. Ka shtuar më tej Riise. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori