LAJMI I FUNDIT:

Rihanna ngacmon imagjinatën teksa promovon linjën e fundit të brendshmeve nga marka e saj “Savage X Fenty”

Rihanna ngacmon imagjinatën teksa promovon linjën e fundit të brendshmeve nga marka e saj “Savage X Fenty”

Rihanna po vazhdon të provokoj fansat teksa paralajmëron lansimin e koleksionit të saj më të fundit të brendshmeve për ditën e Shën Valentinit.

Këngëtarja 33-vjeçare e “Rude Boy” postoi një foto dhe video të reja premten (21 janar), duke treguar figurën e saj joshëse e veshur në të linjën e re të brendshmeve të markës së saj “Savage X Fenty”.

Postimi i fundit vjen pasi marka e saj e të brendshmeve, zbuloi një fytyrë të re për markën: vajzën e Madonna-s, Lourdes Leon.


Lourdes dhe Rihanna treguan koleksionin më të ri të të brendshmeve të këngëtares në një divan hoteli, teksa pozojnë së bashku

Ndërsa, në një video postuar në llogarinë e Rihannas, këngëtarja pozon e vetme, derisa duket provokuese dhe tejet joshëse në të brendshmet shumëngjyrëshe, të cilat vë në pah linjat e saj mahnitëse të trupit.

“Kur nuk keni nevojë për një Shën Valentin, por gjithsesi përgatiteni për një të tillë”, ka shkruar Rihanna sipër videos.

Koleksioni i “Savage X Fenty’s Love On the Edge” përfshin të brendshme, sytjena, kostume trupore dhe pizhame që synojnë të nxjerrin në pah seksualitetin e ditës së Shën Valentinit.

Në këtë mënyrë, fokusi ishte tek Rihanna, e cila tregoi shumëllojshmërinë e koleksionit të Ditës së Shën Valentinit duke shfaqur linjat e saj të tonifikuara.

Ndërkohë, krahas angazhimeve, ylli i muzikës aktualisht po shijon romancën me reperi, Asap Rocky. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Kalo në kategori