LAJMI I FUNDIT:

Rihanna mungon në “Emmy Awards” edhe pse ishte e nominuar

Rihanna mungon në “Emmy Awards” edhe pse ishte e nominuar

Rihanna mund të jetë më e njohur për muzikën e saj, por themeluesja e “Savage x Fenty” ishte e nominuar për Emmy këtë vit për shfaqjen e saj “Savage X Fenty Show Vol. 2”.

Shou i Amazon Prime është nominuar për “Koreografi të jashtëzakonshme për programime të ndryshme ose reality-show”.

Dhe pasi kjo është një kategori më e vogël, Rihanna zgjodhi të anashkalojë ceremoninë e Los Angeles, shkruan Elle.


Foto: Rihanna/Instagram

Ajo dhe ASAP Rocky u fotografuan së bashku në duke kaluar kohë në New York.

Rihanna kishte folur pë revistës Interview në qershor të 2019 se ajo fillimisht nuk kishte në plan që karriera e saj të fillonte në më shumë se vetëm muzikë. Por ndërsa ajo kaloi më shumë kohë në industri, ambiciet e saj u zgjeruan në linjën e saj të suksesshme “Fenty Beauty” dhe linjën e të brendshmeve “Savage x Fenty”.

“Unë kisha një ëndërr dhe ajo ishte që muzika ime të dëgjohej në të gjithë botën”, ishte shprehur artistja.

Të gjitha lajmet nga Rihanna
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

“Unë as nuk kam menduar për pjesën e famës, dhe pastaj erdhi, dhe unë thashë, Oh, a dua vërtet ta bëj këtë? Por gjëja që më mban gjallë dhe pasionante është të qenit krijuese. Me çdo prizë biznesi, unë jam duke bërë diçka nga një vizion në një realitet, dhe kjo është gjëja që më pëlqen vërtet. Muzika më çoi në këto pika të tjera, dhe në gjëra që unë i dua vërtet. Mamaja ime ka punuar shumë në industrinë e bukurisë dhe parfumeve për një kohë të gjatë, ajo ishte një grimere, kështu që unë gjithmonë e doja këtë”, kishte thënë tutje ylli nga Barbadosi.

Ndonëse mungoi në “Emmy Awards”, Rihanna mori pjesë në Met Gala që u mbajt të hënën e kaluar (13 shtator).

Foto: Rihanna /Met Gala

Ndërsa, edhe pse ka kohë që këngëtarja nuk ka lansuar këngë të reja, ajo ka punuar në bizneset e saj të cilat kanë arritur suksese në nivelin e njëjtë që ajo ka në industrinë e muzikës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Magazina
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin

Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin

Magazina

"Mos u dorëzo", Stresi i dërgon befasi nga ajri Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua

Gjesti: Nuk dua të luaj me ndjenjat e Eglit, siç bëri Xheneta me mua

Magazina
Kalo në kategori