Rihanna ka konfirmuar se do të jetë kryesuese e shfaqjes së pjesës së parë të ‘Super Bowl 2023’.
Këngëtarja 34 vjeçe, bëri të ditur lajmin e madh të dielën duke shpërndarë një fotografi të krahut të saj me tatuazh duke shtrënguar një top futbolli. Postimi mori afro 700 mijë pëlqime në 20 minutat e para, duke përfshirë një nga Lizzo, e cila shkroi ‘ulëritëse’ në komentin e saj.
NFL gjithashtu publikoi lajmin e madh në Twitter me të njëjtën fotografi dhe mesazhin ‘Let’s go #SBLVII’, shkruan DailyMail.
Kjo vjen pasi këngëtarja e hitit “Diamonds” refuzoi mundësinë për të performuar në ‘Super Bowl’ në vitin 2019. Super ylli tha se e refuzoi ftesën për shkak të mënyrës se si ishte trajtuar Colin Kaepernick.
Ish-lojtari i San Franciscos, 49 vjeç, refuzoi të qëndronte për himnin kombëtar të ShBA-së në fillim të lojërave për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore. Pasi u bë lojtar i lirë, asnjë ekip nuk e mori më atë përsipër.
Qendërmbrojtësi paditi NFL-në në nëntor të vitit 2017, duke akuzuar pronarët e ekipit për bashkëpunim në mos punësimin e tij.
Padia u tërhoq dy vjet më vonë pasi Kaepernick dhe NFL arritën një marrëveshje konfidenciale. Ai mbetet i panënshkruar.
Duke shpjeguar vendimin e saj në atë kohë, fituesja e çmimit ‘Grammy’ tha për Vogue: “Nuk mund të guxoja ta bëja këtë. Për çfarë? Kush përfiton nga kjo? Jo populli im”.
“Unë thjesht nuk mund të isha e shitur”, tha ajo, “Unë nuk mund të isha një nxitëse. Ka gjëra brenda asaj organizate me të cilat unë nuk pajtohem fare dhe nuk kam dashur të shkoj dhe t’u shërbej atyre në asnjë mënyrë”.
Kalimi i kohës mund të ketë lehtësuar shqetësimet e kryesueses së tabelës për performancën në ‘Super Bowl’.
Rihanna ka bërë një pushim nga performanca pasi solli në jetë djalin e saj në maj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë