LAJMI I FUNDIT:

Rihanna është artistja më e çertifikuar në histori për këngët digjitale

Rihanna është artistja më e çertifikuar në histori për këngët digjitale

Rihanna është duke festuar një të arritur shumë të madhe.

Asociacioni Amerikan i Industrisë së Regjistrimeve (RIIA) e ka shpallur Rihannan artisten më të çertifikuar për këngë digjitale me 124 njësi të çertifikuara.

Riri e ka ndarë kënaqësinë edhe me fansat e saj duke shprehur kënaqësinë në rrjetet sociale.


“Jam falënderuese për një nderim të tillë. Faleminerit Zot dhe faleminderit fansave të mi që më përkrahën dhe që më shtynë para në këtë proces. RIAA faleminderit për këtë mirënjohje për karrierën time”, ka shkruar Riri në rrjetet sociale.

Arritjet dhe çmimet për Rihannan vazhdojnë të shkojnë me ritme të shpejta. Vetëm këtë muaj ajo arriti që të fitojë certifikimin për këngët “Stay” (7 here platinum), “Love on the Brain” (3 here platinum) dhe “Desperado” (platinum).

124 milionë njësitë e çertifikuara të Ririt e bëjnë atë artisten më të dëgjuar sipas RIAA, duke lënë prapa Taylor Swiftin (108.5 milionë) dhe Eminemin (107.5 milionë).

Mbretërimi i saj në majen e muzikës vazhdon edhe me suksesin në modë me linjën e Fenty x Puma dhe të kozmetikës Fenty Beauty.

Filmat janë po ashtu pjesë e ekuacionit të saj. Riri do të jetë protagoniste në filmin “Ocean’s 8” ku aktrojnë edhe Sandra Bullock, Anne Hathaëay dhe Mindy Katling.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori