Në fund të javës së kaluar, Rihanna ka performuar në një koncert në Times Square, pas së cilit është drejtuar kah restorani Pink Elephant, e atje, sipas Female First, i është bashkuar aktori Josh Hartnett. Edhe pse për lidhjen e tyre të mundshme është përfolur edhe më parë, Josh e Rihanna me puthjen dhe mbajtjen e tyre të ndjeshme dorë për dore, kanë paralajmëruar se mes tyre ka diçka më shumë se vetëm miqësi.

“Nuk ka ardhur me të, por i është bashkuar Joshi kur janë larguar fotografët. Kanë kaluar mbrëmjen së bashku dhe vazhdimisht janë puthur e ledhatuar. Është vërejtur së janë shumë të lumtur që janë bashkë", ka thënë për gazetarë një “burim” dhe ka shtuar që protagonistët e lidhjes së re të dashurisë, janë jashtëzakonisht të interesuar që të mos flitet shumë për dashurinë e tyre.