LAJMI I FUNDIT:

Rihanna dhe ASAP Rocky me veshje të çuditshme bëjnë debutimin si çift në tapetin e kuq të Met Gala 2021

Rihanna dhe ASAP Rocky me veshje të çuditshme bëjnë debutimin si çift në tapetin e kuq të Met Gala 2021

Ajo shpesh konsiderohet si “Mbretëresha e Met Gala”.

Dhe Rihanna ishte shumë vonë në natën më të madhe të modës të hënën me të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky në krah, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 33-vjeçare ishte veshur me një fustan në stilin pallto të markës ‘Balenciaga’. ndërsa ngjiste shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit.


Veshja me porosi, e cila u kurua nga Demna Gvasalia, kishte një jakë dramatike që zvarritej pas qafës së këngëtares duke krijuar një pamje të stilit sirenë.

Rita Ora vezulloi në mbrëmjen e Met Gala 2021, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi
Lexo po ashtu Rita Ora vezulloi në mbrëmjen e Met Gala 2021, shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi

Këngëtarja e hitit “Disturbia”, e cila po i bënte homazh ‘stilit krejt amerikan’ me pamjen e saj monokromatike, për aksesor kishte zgjedhur një gjerdan diamanti.

Sa i përket makijazhit, Rihanna nxori elegancën e viteve 1920 me vetulla të holla, të rrumbullakosura dhe një buzëkuq të zi.

Sytë e saj ngjyrë gështenjë u përforcuan me një pamje të butë dhe vjollce të rimelit dhe penel me krahë.

Sipas “Vogue”, Rihanna dhe A$AP Rocky ishin mysafirët e fundit që mbërritën.

Reperi 32-vjeçar pozoi pranë të dashurës së tij me një mbulesë të stampuar kryesisht në ngjyrat blu, të kuqe dhe të verdhë.

Duke hequr mbështjellësin e tij, i cili ishte dizajnuar nga “ERL”, krijuesi i hiteve zbuloi sensin e tij të modës.

Ndërsa ata dominuan me dukjen e tyre në tapetin e kuq së bashku, A$AP Rocky dhuroi një puthje të butë në faqen e Rihannës.

Ata gjithashtu parakaluan me duart e tyre të mbyllura, shpesh duke ndaluar për të pëshpëritur në veshin e njëri-tjetrit.

Dyshja janë lidhur që nga fundi i vitit 2020, pas shtatë vitesh miqësi.

Para se të dilnin në tapetin e kuq, Rihanna dhe A$AP Rocky u panë duke dalë nga hoteli i tyre në New York.

Çifti u shoqërua në një automjet aty pranë nga një grumbull truprojash, shumë prej të cilëve mbanin çadra mbi yjet për t’i mbrojtur ata nga çdo shi i mundshëm.

Fansat mund të shiheshin me telefonat e tyre në dorë, duke shkrepur dëshpërimisht fotografitë e Rihannës dhe A$AP Rocky para se të zhdukeshin brenda makinës së tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kalo në kategori