Rihanna ka treguar sërish stilin e saj të njohur të shtatzënisë, ndërsa bëri blerje në butikët luksozë për fëmijë në Beverly Hills.

E veshur me pantallona të gjera, një xhaketë me vija dhe një këmishë të bardhë, këngëtarja 37-vjeçare shkëlqeu me thjeshtësi dhe rehati, duke zbuluar barkun e rrumbullakosur teksa priste fëmijën e saj të tretë me reperin ASAP Rocky.


Ylli i hitit “Diamonds” u fotografua në dyqanin ekskluziv “English Rabbit”, ku mbante mbi supe një çantë Gucci dhe kishte kompletuar pamjen me atlete të bardha dhe aksesorë të artë, shkruan DailyMail.

Flokët i kishte lëshuar në valë të lehta, ndërsa syzet e diellit i jepnin prekje përfundimtare dukjes së saj minimalist.

Rihanna njoftoi shtatzëninë gjatë MET Gala në maj dhe që atëherë ka shpërndarë momente të veçanta me publikun. “Çuditërisht ndihem mirë dhe jo shumë e mbingarkuar për momentin”, u shpreh ajo për Entertainment Tonight, duke shtuar me humor se edhe pse ndoshta nuk do të publikojë një album menjëherë, “ajo di të këndojë”.

ASAP Rocky konfirmoi emocionin e madh të çiftit, duke thënë për Associated Press se është koha t’u tregojmë njerëzve çfarë po gatuanim dhe se të dy janë padyshim të lumtur.

Çifti tashmë është prind i dy djemve, RZA dhe Riot, dhe gjatë premierës së fundit të filmit “Smurfs”, Rihanna i mori të vegjlit në tapetin e kuq, duke thënë se ishin të kënaqur për ardhjen e një motre apo vëllai të ri.

Megjithëse refuzoi të zbulonte gjininë e fëmijës, këngëtarja la të kuptohej se ka gjithmonë pasur dëshirë për një vajzë. Sa i përket emrit, ajo nuk përjashtoi mundësinë që të fillojë sërish me shkronjën “R”, duke ndjekur “traditën e familjes”.

Pavarësisht komenteve të fansave për një veshje më të guximshme më herët gjatë javës, Rihanna mbetet ikonë e modës dhe e vetëbesimit edhe në muajt e avancuar të shtatzënisë. /Telegrafi/