Pas spekulimeve nga mediat se Richard Gere dhe Alejandra Silva janë në pritje të fëmijës, ky lajm është konfirmuar nga çifti i njohur.
Aktori 69 vjeçar dhe partnerja e tij 34 vjeçare u martuan në prill të këtij vii, ndërsa përmes një njoftimi në rrjetet sociale, e kanë konfrimura zyrtarisht se do të bëhen me fëmijë.
Ylli hollivudian dhe gruaja e tij, aktivistja dhe publicistja spanjolle, e kanë publikuar një fotografi në Instagram, ku kanë pozuar me Dalai Laman, tek i cili kanë shkuar që të marrin bekimin për foshnjën në pritje.
Kjo për faktin se Richard Gere e praktikon fenë budiste.
“Një moment shumë i veçantë para pak minutash… Morëm bekimin për ardhjen tonë të çmuar”, ka shkruar Silva.
Gere ka qenë i martuar me supermodelen Cindy Crawford (1991-1995) dhe Carey Lowell (2002-2016).
Nga ana tjetër, Alejandra ka një djalë pesëvjeçar nga një martesë e mëparshme. /Telegrafi/