Rezultatet dhe renditja pas javës së 27 në Ligën e Parë: Liria përfiton nga gabimet e Drenicës dhe Trepçës 89, Vushtrria mbetet hije e Prishtinës së Re

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 27-të në Ligën e Parë, ku nuk munguan befasitë, ndërsa gara si për pozitat e larta, por edhe ato për mbijetesë vazhdon të jetë e hapur.
Në Grupi A, derbi mes Vëllaznimit dhe Drenicës është mbyllur pa gola, duke i konvenuar më shumë drenicasve ky barazim.
Trepça e ka fituar derbin ndaj Trepçës 89 me rezultat 2-0, duke e bërë interesant garë.
Liria ka marr fitore ndaj Mitrovicës me rezultat 2-0, ndërsa Istogu ka fituar si mysafir i Rilindës 1974 me rezultat 2-1.
Rezultat të favorshëm ka marr edhe Besa Peja që ka mposhtur Rahovecin me rezultat 2-1.
Drenica është lider me 46 pikë, tre më shumë se sa Liria, që tashmë ka kaluar në pozitën e dytë. Vëllaznimi mbetet i treti me 41 pikë, ndërsa Trepça ‘89 është e katërta me 40 pikë.
Trepça është e pesta me 38 pikë, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund. Besa Peja është e gjashta me 28 pikë, ndërsa Rilindja 1974 e shtata me 27 pikë. Istogu është i teti me 24 pikë.
Rahoveci me 16 pikë është i nënti, me pak gjasa për mbijetesë, ndërsa Mitrovica zyrtarisht ka rënë në Ligën e Dytë.
Sa i përket Grupit B, Prishtina e Re ka fituar si mysafir ndaj KEK-ut me rezultat 1-0.
Vushtrria po ashtu ka marr fitore, duke e mposhtur Dinamon si mysafir me rezultat 3-0.
Ramiz Sadiku ka marr tri pikët e radhës, duke mposhtur Flamurtarin me rezultat 2-1, ndërsa Vjosa ishte më e mirë se sa Kika, duke triumfuar me rezultat 4-1.
2 Korriku ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 3-0 si mysafir, duke bërë hap të madh për mbijetesë.
Prishtina e Re ka 57 pikë në krye, dy më shumë se sa Vushtrria. 2 Korriku, Vjosa, Kika dhe Fushë Kosova janë në luftë për mbijetesë.
/Telegrafi/























































