Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas javës së dytë – befasi në të dyja grupet

Janë mbyllur nëntë nga dhjetë takimet e Ligës së Parë në grupet A dhe B, ku nuk munguan befasitë. Në Grupi A, Trepça ka pësuar humbje nga Besa e Pejës me rezultat 3-2, ndërsa Liria ka marr fitoren e parë duke mposhtur Rahovecin me rezultat 2-0. Derbi kuqezi mes Vëllaznimit dhe Drenicës u mbyll pa gola 0-0. Rilindja 1974 ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe ka arritur ta mposht Trepçën ‘89 me rezultat 2-1. Ndeshja mes Istogut dhe Mitrovicës zhvillohet të hënën.

Sa i përket Grupit B, Prishtina e Re ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur si mysafir Ramiz Sadikun me rezultat 2-1. 2 Korriku dhe Fushë Kosova kanë barazuar me rezultat 1-1, ndërsa KEK-u ka mposhtur si mysafir Flamurtarin me rezultat 3-1. Fitoren e parë e ka realizuar Vushtrria që ka arritur ta mposht Kikën me rezultat 3-2. Dinamo e Ferizajt po ashtu ka marr fitore këtë javë, duke e mposhtur Vjosën me rezultat 3-2.



Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































