LAJMI I FUNDIT:

Rezi ironizon me Atillën: Po më pe me fustan që bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po na sulmon, se na shikon si grua

Rezi ironizon me Atillën: Po më pe me fustan që bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po na sulmon, se na shikon si grua

Ish-burri i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, është bashkuar mbrëmë (4 nëntor) me banorët e *Big Brother VIP Kosova*, ku tashmë qëndron edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha.

Drenusha ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar, duke shpërndarë publikisht shqetësimet e saj dhe duke marrë një urdhër mbrojtjeje për të garantuar sigurinë e saj dhe të fëmijëve.

Megjithatë, ditën e sotme, Atilla është përballur me një mori pyetjesh dhe komentesh nga banorët e tjerë, duke nisur nga Gresa, e pastaj Vullneti, por goditjet më të forta i mori nga Rezi, i cili ishte edhe më i ashpër në fjalët dhe qëndrimet e tij.


Foto: Screenshot/YouTube

Gresa fillimisht e kishte ‘goditur’ duke i thënë se pse hyri me atë qasje arrogante, ndërsa Vullneti vazhdimisht pyeste se pse ishte ai aty, duke përmendur haptazi edhe akuzat për dhunë që Atilla ka.

Në një video të shpërndarë në X, ish-Twitter, shihet Atilla duke iu bashkuar Rezit, Mevlanit dhe Vullnetit në oborrin e shtëpisë.

Atilla thotë se ka hyrë për famë, Vullneti: Ti tashmë je i famshëm për gjëra që nuk janë në rregull
Lexo po ashtu Atilla thotë se ka hyrë për famë, Vullneti: Ti tashmë je i famshëm për gjëra që nuk janë në rregull

Në fillim të videos, shihet Atilla duhe thënë: Çfarë ke me mua?

Rezi përgjigjet duke thënë: “Ç’ne që erdhe ti? Meqenëse erdhe ti, po dalim ne, të rrish ti se Allah, Allah, ku i dihet natën”.

Më tutje Rezi vazhdon: “Se po më pe me fustan mua që bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po na rrah, se na shikon si grua. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori