Rey Manaj e shokon Serbinë midis Leskovcit, Shqipëria në epërsi

Kombëtarja e Shqipërisë ka kaluar në epërsi ndaj Serbisë.
Në përfundimin e pjesës së parë, ishte sulmuesi Rey Manaj që ia tundi rrjetën serbëve.
Me një super goditje vollej, Manaj e la në gjumë portierin mysafir, i cili vetëm e shikoi topin.
🇪🇺 Rey Manaj GOAL vs Serbia #Serbia 🇷🇸 WorldCupQualifiers #Albania 🇦🇱 pic.twitter.com/ShVeAHqXg0
— MUHAMMAD zohaib 🇵🇰 (@RealMzohaib) October 11, 2025
Manaj pastaj nuk harroi t’ua tregonte serbëve edhe shqiponjën, që fatkeqësisht u pa nga gjyqtari kryesor si provokim, kësisoj e ndëshkoi me karton të verdhë./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































