Profesori universitar, Blerim Rexha, ka deklaruar se politika ka qenë gjithmonë prezentë në Universitetin e Prishtinës.
Kjo sipas tij nuk është medoemos diçka e keqe, sepse një gjë e tillë sipas tij ekziston edhe në vendet e Evropës.
“Politika ka qenë gjithmonë prezentë në universitet, ajo fillon prej këshillit drejtues e në organet më poshtë. Një qasje e tillë është gjithandej Evropës, shumica e universiteteve janë publikë dhe shteti i financon dhe don të ketë kontroll si i harxhon mjetet që vijnë prej tyre”, ka thënë ai.
Por sipas tij, ndërhyrja e politikës duhet të jetë e mirë dhe të shtyhen agjenda partiake.
Rexha tha se Universiteti ka nevojë për shtim të profesorëve por më shumë për buxhet.
“Tendenca është që kjo ndërhyrje të jetë e mirë, mos të jetë me qëllime për sa është partia në pushtet të kenë përfitime njerëz që nuk kanë merita. Universiteti ka nevojë për më shumë profesorë por edhe për më shumë buxhet”, ka thënë ai.