LAJMI I FUNDIT:

Revolucioni në futboll sa u përket kontratave: Nuk keni nevojë për një agjent që të mbyllet një marrëveshje e madhe – disa lojtarë tani vet i kryejnë këto punë

Revolucioni në futboll sa u përket kontratave: Nuk keni nevojë për një agjent që të mbyllet një marrëveshje e madhe – disa lojtarë tani vet i kryejnë këto punë

Nënshkrimi i kontratës së re të Kevin de Bruyne me Mancheser Cityin, më 7 prill ishte një kthesë e madhe në futboll, pasi lojtar nuk kishte agjent me veti. 

Belgu kishte negociuar dhe nënshkruar kontratën pesë-vjeçare vetë, pas një trendi të vendosur nga Raheem Sterling dhe Joshua Kimmich, që e kishin bërë më herët.

A do të bëjë kjo që roli i agjentëve të jetë i kufizuar në mënyrë drastike? MARCA ka bërë një studim duke folur me disa palë në lidhje me këtë gjë.


Psikologja sportive Lorena Cos shpjegon pse disa lojtarë po zgjedhin të mos përfshijnë agjentë në kontratat e tyre.

“Që ata të vendosin të mos kenë një agjent është për shkak të besimit dhe sigurisë që ata kanë në vetvete dhe në mjedisin e tyre, por në raste disa raste edhe nga frika se vlera e tyre nuk do të përfaqësohet mirë”, ka thënë ajo.

Shembulli i De Bruyne

Duke mos pasur përdorur një agjent, De Bruyne iu drejtua teknologjisë së analizave.

Përmes ‘TransferLab’, i cili përdorte teknologjinë ‘Big Data’, ai ishte në gjendje të përpunonte vlerën e tij të transferimit në mënyrë që të sigurohej që vlera e tij ishte e përfaqësuar mirë në negociatat e tij të kontratës.

Sidoqoftë, Luis Carlos Fernandez, nga IS Sports, beson se çështja e De Bruyne nuk dëshmon se teknologjia e analizës së të dhënave është rruga e së ardhmes.

“De Bruyne ka justifikuar rinovimin e tij bazuar në disa të dhëna, por unë nuk iu besoj të gjithave”.

“Ai e ka siguruar kontratën sepse është shumë i mirë dhe Manchester City mund ta paguajë”.

“Ne të gjithë përdorim Big Data, klubet, lojtarët dhe agjentët, por ajo që vlerësohet më shumë është që lojtarët të bëjnë gjëra imagjinare që nuk mund të maten me numrat”, deklaroi ai.

Në vend të kësaj, ai beson se agjentët do të mbeten faktori kryesor në negociatat për kontrata.

“Në fund të fundit, ajo që ka peshën më të madhe në negociata është që agjencia të ketë një numër lojtarësh kryesorë. Modeli mbizotërues do të jetë ai i agjencive”, deklaroi ai.

Agjentët do të mbeten të rëndësishëm

Pikëpamja se roli i agjentëve do të mbetet ende i një rëndësie jetike ndahet nga agjenti Jose Manuel Espejo.

“Futbollistët duhet të jenë të përqendruar në futboll njëqind për qind”.

“Agjenti jep siguri ekonomike. Ai maksimizon karrierën e lojtarit sepse e kupton këtë mjedis”.

“Futbollisti nuk e di se si funksionon ky treg, ndërsa agjenti po”, ka thënë Espejo.

Anëtarët e familjes

Një numër i konsiderueshëm i futbollistëve profesionistë përfaqësohen nga anëtarët e familjes.

Lionel Messi përfaqësohet nga babai i tij Jorge, ndërsa Sergio Ramos nga vëllai i tij Rene.

Kuptohet që De Bruyne, Sterling dhe Kimmich janë në pakicë, pasi shumica dërrmuese e futbollistëve përfaqësohen nga agjentët.

Sidoqoftë, veprimet e fundit, së bashku me rritjen e platformave teknologjike të tilla si ‘TransferLab’, do të bëjnë që ndoshta ky trend të ndryshojë, por mbetet të shihet se a do të ndryshojë trendi i përgjithshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori