LAJMI I FUNDIT:

Revolucion dhe largim në masë te Juventusi

Revolucion dhe largim në masë te Juventusi
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo (Foto: Instagram/andreapirlo21)

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në skuadrën e Juventusit para fillimit të sezonit të ri. Pas shkarkimit të trajnerit Maurizio Sarri, dera do t’u tregohet edhe disa futbollistëve.

La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport raportojnë për një sërë largimesh. Blaise Matuidi, Gonzalo Higuain, Sami Khedira, Mattia de Sciglio dhe Alex Sandro, janë disa prej emrave që mund të largohen këtë verë.

Sipas Sky Italia, mesfushori francez pritet ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te Inter Miami dhe madje marrëveshja mund të arrihet në një të ardhme të afërt.


Blaise Matuidi, Gonzalo Higuain e Mattia De Sciglio, disa nga lojtarët që pritet të largohen (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Douglas Costa është një tjetër emër që mund të largohet, ndërsa Manchester Unitedi e konsideron si opsion në rast të dështimit të transferimit të Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi.

SportMediaset ka raportuar se Real Madridi është duke u angazhuar për shërbimet e Paulo Dybalas. Sipas njoftimit, Los Blancos janë të interesuar të ofrojnë 100 milionë euro dhe në marrëveshje ta përfshijnë Toni Kroosin apo Iscon për shërbimet e argjentinasit.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe trajneri i ri, Andrea Pirlo (Foto: Instagram/andreapirlo21)

Nga ana tjetër, mesfushori spanjoll është preferencë e Andrea Pirlos, prandaj dy palët mund të negociojnë lidhur me shkëmbimin e mundshëm.

Një tjetër emër në listën e trajnerit italian është edhe talenti i Brescias, Sandro Tonali, të cilin e ka kërkuar nga bordi i klubit. Çmimi i tij është rreth 50 milionë euro, ndërsa 20-vjeçari kërkohet edhe nga Milani dhe Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori