Gjenerali iranian Qassem Soleimani arriti në aeroportin e Damaskut me një automjet me xhama të errët.
Katër ushtarë nga Rojet Revolucionare të Iranit hipën me të. Ata parkuan pranë një shkalle që çonte në një aeroplan Airbus A320 të Cham Wings, i destinuar për Bagdad.
Madje, as Soleimani dhe as ushtarët nuk u regjistruan në manifestin e pasagjerëve, sipas një punonjësi të linjës ajrore Cham Wings, i cili përshkroi skenën e largimit të tyre nga kryeqyteti sirian për Reuters, përcjell Telegrafi.
Po sipas të njëjtit shkrim, Soleimani shmangi përdorimin e aeroplanit të tij privat për shkak të shqetësimeve në rritje për sigurinë e tij, tha një burim irakian i sigurisë me njohuri për aranzhimet e sigurisë së gjeneralit.
Dhe ky do të ishte fluturim i fundit i tij.
Raketat e shkrepura nga një aeroplan amerikan vranë atë ndërsa ai la aeroportin e Bagdadit në një kolonë të dy automjeteve të blinduara.
Gjithashtu u vra edhe njeriu që e takoi atë në aeroport: Abu Mahdi Muhandis, nënkryetar i Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF).
Hetimi irakian për sulmet që vranë dy burrat më 3 janar filloi disa minuta pas sulmit nga SHBA-ja, kanë bërë të ditur dy zyrtarë irakianë të sigurimit për Reuters.
Agjentët e Sigurisë Kombëtare mbyllën aeroportin dhe ndaluan dhjetëra punonjës të sigurisë të largoheshin, përfshirë policinë, oficerët e pasaportave dhe agjentët e inteligjencës.
Hetuesit janë përqendruar në atë se si informatorët e dyshuar brenda aeroporteve të Damaskut dhe Bagdadit kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane për të ndihmuar në gjurmimin dhe përcaktimin e pozicionit të Soleimanit, sipas intervistave të Reuters me dy zyrtarë të sigurisë me njohuri të drejtpërdrejtë të hetimit të Irakut, dy punonjës të aeroportit në Bagdad, dy zyrtarë policie dhe dy punonjës të Cham Wings Airlines, një kompani ajrore private tregtare me seli në Damask.
Ndërsa siç thuhet më tej, hetimi po drejtohet nga Falih al-Fayadh, i cili shërben si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në Irak dhe kreu i PMF, organi që koordinon me milicitë kryesisht shiite të Irakut, shumë prej të cilave janë mbështetur nga Irani dhe kishin lidhje të ngushta me Soleimanin.
Hetuesit e agjencisë së Sigurisë Kombëtare kanë “indikacione të forta se një rrjet spiunësh brenda Aeroportit të Bagdadit ishin të përfshirë në rrjedhjen e detajeve të ndjeshme të sigurisë” me ardhjen e Soleimanit në Shtetet e Bashkuara, ka thënë një nga zyrtarët irakianë të sigurimit për Reuters.
Të dyshuarit përfshijnë dy punonjës të sigurisë në aeroportin e Bagdadit dhe dy punonjës të Wam Wings – “një spiun në aeroportin e Damaskut dhe një tjetër që punon në aeroplan”, tha burimi.
Hetuesit e agjencisë së Sigurisë Kombëtare besojnë se katër të dyshuarit, të cilët nuk janë arrestuar, kanë punuar si pjesë e një grupi më të gjerë njerëzish që ofronin informacione për ushtrinë amerikane, tha zyrtari.
Kështu, dy punonjësit e Wam Wings janë nën hetim nga inteligjenca siriane, thanë dy zyrtarët irakianë të sigurimit.
Gjithsesi, sipas Reuters, Drejtoria e Përgjithshme Siriane e Inteligjencës nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Ndërkohë në Bagdad, agjentët e Sigurisë Kombëtare po hetojnë dy punonjësit e sigurisë së aeroportit, të cilët janë pjesë e Shërbimit të Mbrojtjes së Objektit të vendit, tha një nga zyrtarët irakianë të sigurisë.
As Zyra për media e agjencisë së Sigurisë Kombëtare në Irak nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Njëjtë ka vepruar edhe misioni i Irakut në Kombet e Bashkuara në New York.
Veç këtyre, shkruan ndër tjerash Reuters, as Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së nuk pranoi të komentojë nëse informatorët në Irak dhe Siri kanë luajtur një rol në sulmet.
Zyrtarët e SHBA-së, duke folur në kushte anonimiteti, i thanë Reuters se Shtetet e Bashkuara kishin ndjekur nga afër lëvizjet e Soleimanit për disa ditë para sulmit, por nuk pranuan të thoshin se si ushtria e përcaktoi vendndodhjen e tij natën e sulmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker