Bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-së dhe Iranit tani janë duke u zhvilluar në Islamabad.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se bisedimet janë trilaterale.


Ende nuk është e qartë nëse dy delegacionet ndodhen në të njëjtën dhomë. Mund të jetë që ndërmjetësues pakistanezë po lëvizin mes dy palëve.

Para bisedimeve, kryetari i parlamentit të Iranit përmendi dy kushte për një marrëveshje - një armëpushim në Liban dhe lirimin e aseteve iraniane të ngrira.

Sipas iranianëve, këto masa kanë qenë pjesë e marrëveshjes fillestare të arritur më herët gjatë kësaj jave, shkruan skynews.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani “nuk ka letra në tavolinën e negociatave” dhe këmbëngul se SHBA-ja do ta hapë “shumë shpejt” Ngushticën e Hormuzit.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani ditë më parë kanë arritur një marrëveshje dy-javore të armëpushimit. /Telegrafi/