LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut dëmtojnë të mbjellat në disa zona në Shqipëri

Reshjet e shiut dëmtojnë të mbjellat në disa zona në Shqipëri

Në Durrës vijon të ketë prani uji në oborret e pallateve, reshje bore në Dibër.

Shirat e një dite më parë kanë përmbytur një pjesë të tokave bujqësore të Bashkisë Divjakë.

Në Mërtish dhe Sektor Gradisht aksi rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet, pasi kanë dalë nga shtrati ujërat e Emisarit të Myzeqesë.


Asnjë automjet nuk mund të kalojë mbi këtë urë duke izoluar disa fshatra të Bashkisë Divjakë.

Edhe tokat bujqësore në Tërbuf dhe Këmishtaj janë nën pushtetin e ujit.

Mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese solli përmbytje të tokave bujqësore.

Fermerët thonë se nëse uji qëndron për ditë të tëra pa ikur nga tokat, rrezikohet kalbja e të mbjellave.

Ndërsa në disa zona të qytetit të Durresit ka prani të ujit në oborret e pallateve, për shkak të reshjeve të dendura të 24 orëve të fundit.

Moti me reshje dëbore ka përfshirë edhe zonat e Dibrës, ku malet përreth janë zbardhur nga bora, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori