Reshje bore në zonat malore të Korçës, trashësia arrin deri në 20cm në disa akse

Zonat malore të juglindjes së vendit mëngjesin e sotëm janë përfshirë nga reshjet e borës. Mësohet se reshjet kanë qenë të dendura kryesisht në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.
Trashësia e borës në Dardhë ka shkuar deri në 10 cm ndërsa në aksin rrugor Shtyllë-Qafë Mashkullore, trashësia ka shkuar deri në 15-20 cm.
Borë gjatë orëve të fundit ka pasur edhe në fshatrat e Devollit të Sipërm si dhe në zonat e tjera malore të qarkut të Korçës.
Sipas raportimeve, deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkullimit ndërsa autoritetet kërkojnë drejtuesve të mjeteve që duan të kalojnë fundjavën në këto fshatra, të jenë të pajisur me goma dimërore./euronews/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































