Disa prej republikanëve kanë hedhur poshtë sugjerimin e Donald Trumpit për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit shkaku i mundësisë së mashtrimeve përmes votimit me postë në kohë pandemie.
Drejtuesi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell dhe Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy kanë hedhur poshtë idenë e presidentit amerikan, raporton BBC.
Senatori McConnell tha se asnjëherë nuk janë shtyrë zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“Asnjëherë në historinë e këtij vendi, përmes luftërave, depresioneve dhe Luftës Civile, nuk kemi pasur ndonjëherë zgjedhje të paplanifikuara federale. Ne do të gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë përsëri”, ai tha para stacionit lokal Kentucky WNKY.
McCarthy ka pohuar se “Asnjëherë në historinë e zgjedhjeve federale nuk kemi shtyrë ndonjëherë zgjedhjet dhe duhet të ecim përpara me zgjedhjet tona”.
Theksojmë se Trumpi nuk ka autoritetin për të shtyrë zgjedhjet, por kjo mund të aprovohet nga Kongresi, transmeton Telegrafi.
Më parë, presidenti pohoi se votimi me postë mund të dërgojë në mashtrime dhe rezultate të pasakta.
Ekzistojnë pak prova për të mbështetur pretendimet e të parit të SHBA-ve, por ai ka hedhur dyshimet se vonesat e votimit me postë, mund të ndryshojnë fatin e zgjedhjeve presidenciale.
Ndryshe, disa shtete të SHBA-ve dëshirojnë ta bëjnë votimin me postë më të lehtë për shkak të shqetësimeve të shëndetit publik mbi pandeminë e coronavirusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje