Reportazh nga Forbs: Krahas krizës politike, Maqedonia përparon me reformat

Revista ekonomike amerikane “Forbs”, pas intervistës me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, publikoi edhe reportazh për, ashtu siç thonë, “kryetarin pragmatik dhe të fuqishëm properëndimor të partisë i cili e përkrahë biznesin”, në të cilin paralajmërohet se OBRM-PDUKM do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme të dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Revista vlerëson se Maqedonia ka arritur të tërheqë investitorë të kapitalit, si miliarderin meksikan Karlos Slim, i cili përmes Telekom Austri Grup ka marrë pjesë në zgjerimin e tregut të telekomunikimeve të Maqedonisë.
Në reportazh vlerësohet se kriza politike e cila filloi në vitin 2015 ka qenë e ngjashme me më shumë çregullime tjera politike, si ngjarjet në Brazil dhe në Ukrainë, të cilat i sollën dëm të madh ekonomik shteteve në të cilat ndodhën, sollën deri te humbja e mijëra vendeve të punës dhe shkatërruan karriera politike.
Si kriter kryesor për tërheqjen e investimeve, Forbs e citon shkallën e ulët tatimore, e cila me lehtësimet e zakonshme tatimore arrin 7,4 për qind. “Por ka edhe risi tjera. Raporti Doing Business për vitin 2016 e ka plasuar Maqedoninë para të gjitha BRIKS shteteve, si dhe para Italisë, Francës, Gjermanisë dhe të gjitha shteteve baltike dhe në vend të dytë pas Zelandës së Re, në lehtësim të fillohet biznes. Vendi paraprakisht ishte plasuar në vendin e 94. Kapitali shkon atje ku mundet në mënyrë më efikase të përdoret”, përfundon Forbs në reportazhin e publikuar një ditë para se të dalë edhe raporti më i ri i Doing Business i Bankës botërore, në të cilin Maqedonia arrin plotësisht ta përmirësojë rejtingun e saj dhe të hyjë mes dhjetë destinacioneve më të volitshme në botë.
Revista citon se afera me përgjimet ka ndikuar disa kompani amerikane të tërhiqen nga planet për investime në Maqedoni, por megjithatë, në vitin 2015 kompania ‘Lir’ nga SHBA-ja ka paralajmëruar hapje të fabrikës për tekstil automobilistik si pjesë e strategjisë së tyre ta ndalin prodhimtarinë në Miçigen. Pastaj, Johnson Controlls ka paralajmëruar hapjen e fabrikës së tretë të ngjashme në Maqedoni.
Forbs e citon edhe Tilman Tak, nga forma konsultante Mekinsi dhe Kompania nga Berlini, sipas së cilës zhvillimi ekonomik i Maqedonisë e përforcon orientimin tonë properëndimor.
“Maqedonia është ekonomi rritëse. Potenciali për zhvillim edhe më tutje do të jetë më i lartë në krahasim me shtetet tjera në Evropë. Maqedonisë nuk i nevojitet Rusia, vetëm përveç se për furnizim të naftës dhe gazit, ndërsa madje edhe atë mund ta ndërrojë me ndërtimin e gazsjellësit Trans-Adriatik i cili do të sjellë gaz nga Azerbejxhani përmes Turqisë dhe Greqisë deri në Shqipëri dhe Itali. Maqedonia mund t’i shfrytëzojë edhe lidhjet interkonektuese të gazit mes Greqisë dhe Bullgarisë. Ndërsa, në ndërkohë, afërsia e saj gjeografike deri në Evropë dhe sistemi i volitshëm tatimor mund të jenë të mjaftueshme që të zhvillohet, dhe eventualisht të bëhet anëtare me të drejtë të plotë e Bashkimit Evropian”, thotë Tak, duke shtuar se rritja ekonomike nuk varet nga shpenzimi shtetëror, por nga më shumë faktorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë