Me 82 vota pro dhe 32 kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës të mërkurën votuan rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.
Pavarësisht këtij rezultati, Qeveria Kurti do të vazhdojë të jetë Qeveri në detyrë për aq kohë sa nuk formohet Qeveria e re.
E, sipas Kushtetutës së Kosovës neni 95 pika 5 për zgjedhjen e qeverisë, thuhet se “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.
Si rrjedhojë e kësaj, presidenti Hashim Thaçi duhet të kërkojë mandatarin nga Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve.
Kështu ka deklaruar edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Cakolli ka thënë për Telegrafin se pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Kurti, sipas dispozitave kushtetuese dhe aktgjykimit të vitit 2014, vendi ndodhet para dy skenarëve, formimi i një Qeverie të re ose shkuarja në zgjedhje. Vlen të përmendet se në që të dy këto opsione, Lëvizja Vetëvendosje ka rol të madh, veçanërisht në opsionin e një Qeverie të re.
“Tashmë, Presidenti është i obliguar që të konsultohet me Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekti fitues i zgjedhjeve, dhe nga ky subjekt të kërkojë një mandatar të ri për kryeministër. Problem mbetet fakti që nuk ka asnjë dispozitë ligjore që precizon afat kohor brenda së cilit duhet t’i kthehet përgjigje Presidentit lidhur me kandidatin për kryeministër. Por, pas mandatimit eventual të një kandidati, i njëjti duhet që brenda 15 dite t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit, dhe të sigurojë minimalisht 61 vota”, ka thënë Cakolli.
Ai ka shtuar se nëse nuk sigurohet ky numër i votave, atëherë Presidenti duhet që brenda 10 dite të propozojë një kandidat tjetër.
“Në këtë fazë, Presidenti nuk ka më vetëm rol formal të propozimit, por përmes diskreconit të tij është përcaktues i kritereve mbizotëruese që do të përdoren për propozimin e një kandidati të ri nga subjektet politike, duke mos përjashtuar këtu sërish Lëvizjen Vetëvendosje”, u shpreh ai.
I pyetur se ka mundësi të krijimit të një Qeverie teknike, Cakolli theksoi se, qeveria teknike, e unitetit apo shpëtimit kombëtar, siç po përmenden në publik, mbeten opsione, të paktën bazuar në deklarimet e disa prej partive politike.
Megjithatë, sipas tij Kosova veçse i ka kaluar periudhat kur vendit i janë dashur qeveri të një natyre të tillë, qysh para shpalljes së pavarësisë.
“Në anën tjetër, duke qenë se dialogu Kosovë-Serbi do të jetë një nga proceset kryesore me të cilat do të ballafaqohen edhe institucionet e reja eventuale, është e domosdoshme që Qeveria të ketë legjitimitet të plotë qytetar e politik”, u shpreh Cakolli.
Sa i përket shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Cakolli vlerëson se ky është paraprakisht një opsion i pamundur tani për tani, për shkak të situatës me coronavirusin, duke thekuar se dhe spektrit politik nuk ka vullnet për shkuarje në zgjedhje deri në tejkalimin e kësaj situate.
Ndryshe presidenti, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se të hënën do të fillojë konsultimet me partitë politike, për të marrë opinionet e tyre në lidhje me formimin e Qeverisë së re. Ai tha se do të mundohen që në këtë gjendje në të cilën gjendet Kosova të evitojnë shpërbërjen e Kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë