Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, është mbajtur nata finale e Festivalit të RTSh-së.

Me këtë rast, në mesin e 12 konkurrentëve këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, është shpallur fituese e Fest ’58.


Ndërkohë, në rrjetet sociale gjatë gjithë kësaj kohe kishte reagime të shumta për shkak se Elvana ishte një ndër emrat favorit për të fituar.

arr 1 e1577056170810  1 Arilena Ara fiton edicionin e 58-të të Festivalit të RTSH-së (Foto: YouTube)

Gjatë ditës së sotme (e hënë), faqja zyrtare e ‘Eurovision Albania’ ka publikuar renditjen e finalistëve sipas pikave të jurisë.

Arilena Ara është radhitur në vendin e parë me 67 pikë, teksa Elvana renditet menjëherë pas saj me 64 pikë, diferenca e së cilës është vetëm për tre poena.

01. Arilena Ara - Shaj

02. Elvana - Me tana

03. Sara Bajraktari - Ajër

04. Bojken Lako - Malaseen

05. Era Rusi - Eja Merre

06. Kamela Islamaj - Më ngjyros

07. Albërije Hadërgjonaj - Ku ta gjej dikë ta dua

08. Valon Shehu - Kutia e Pandorës

09. Tiri Gjoci - Me gotën bosh

10. Robert Berisha - Ajo nuk është unë

11. Gena - Shqiponja e lirë

12. Olta Boka - Botë për dy

Këngëtarja Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2020”, që këtë vit do mbahet në Holandë. /Telegrafi/