Renault shpallet prodhuesi i vitit 2025 nga TopGear

Një natë krenarie për të gjithë ata që janë të lidhur me Renault Group, pasi kompania ka fituar titullin “Prodhuesi i Vitit” në TopGear.com Awards 2025 në Londër.
Viti 2025 ka qenë një vit plot aktivitet për Renault Group ndërsa kompania franceze e veturave ndihet krenare pasi që "përkushtimi i ekipeve tona u njoh nga një nga emrat më të respektuar në industri".
Jack Rix, redaktor i TopGear.com, tha se “ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, me R5 dhe R4 që fituan zemrat dhe mendjet e njerëzve kudo, Clio që shpëtoi segmentin supermini, Twingo që riktheu triumfueshëm dhe R5 Turbo 3E që dëshmoi se ka ende vend për pak çmenduri. Alpine filloi odiseadën e saj elektrike me A290 dhe A390, të menduara me kujdes, ndërsa Dacia zgjeroi horizontet me Bigster dhe më pas i ngushtoi përsëri me Hipster. Të shohim për vitin 2026”.

Ky çmim i fundit kurorëzon një vit të rëndësishëm për Renaulut dhe, "në emër të gjithë kompanisë, dua të falënderoj sinqerisht Jack Rix dhe ekipin e TopGear.com për njohjen".
Për më tepër, suksesi i Renault nuk përfundoi këtu. R4 mori titullin “Crossover i Vitit”, pas titullit të saj “Vetura Elektrike e Vitit” në TopGear.com Electric Car Awards më herët këtë vit.
Një rezultat fantastik që pasqyron atë që Renault Group synon të bëjë: të inovojë dhe të shtyjë kufijtë për të bërë automjetet më të qasshme – dhe më argëtuese – për më shumë njerëz. /Telegrafi/


















































