Pepe Reina mund ta lë Milanin pa e zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, pasi është i lidhur me një kalim te Chelsea.

Mësohet se Blutë e Londrës  do ta shesin Thibaut Courtois te Real Madridi, dhe pas dështimit të nënshkrimit me Alisson, sytë mbeten në Itali.


I pëlqyer mbetet Gianluigi Donnarumma, por sipas SportMediaset një tjetër portier i Rossonerëve mund të kalojë te Chelsea.

37673990 10155525704231937 5772184738697576448 o Reina (Foto: AC Milan)

Trajneri i ri Maurizio Sarri e pëlqen Reinan, pasi me spanjollin ka punuar te Napoli.

Veterani mund të kalojë për një shumë prej 7-8 milionë euro, që do të ishte përfitim i madh për Milanin, pasi erdhi si lojtar i lirë nga Napoli.

37650595 10155525704216937 3437584350751752192 o Reina në ditën e parë në klub (Foto: AC Milan)

Reina ka folur për ANSA-n, ndërsa i ka quajtur vetëm thashetheme të afatit kalimtar.

Portieri ka qenë edhe më parë në Ligën Premier si pjesë e Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app