Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në Maqedoninë e Veriut.
Tërmeti është regjistruar në orën 22:44, 7 kilometra në jugperëndim të qytetit të Dibrës.
Epiqendra e tërmetit ishte në Shqipëri, 97 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
"Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti është ndjerë në viset jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me intensitet II-III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane", njoftoi Observatori Sizmologjik në Shkup./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/08/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































