Sot, më 16 janar 2026, në orën 18:03, është regjistruar tërmet në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Sipas të dhënave fillestare, tërmeti kishte magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter.


Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur pranë vendbanimit Lazaropole, në rajonin më të gjerë të Parkut Kombëtar të Mavrovës, në një thellësi prej 15 kilometrash.

Tërmet në Shqipëri, epiqendrat ishin Durrësi dhe Korça

2018/03/termet.jpgTërmet në Shqipëri, epiqendrat ishin Durrësi dhe Korça

Për shkak të magnitudës së ulët, tërmeti u ndje vetëm nga një pjesë e vogël e popullsisë në zonën epiqendrore dhe nuk shkaktoi dëme materiale.