LAJMI I FUNDIT:

Reforma e administratës publike, Tahiri: Nuk udhëhiqet shteti me ushtrues detyre

Reforma e administratës publike, Tahiri: Nuk udhëhiqet shteti me ushtrues detyre

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Reforma e administratës dhe sundimi i ligjit janë dy kërkesa të BE-së pa të cilat nuk hapet asnjë kapitull i negocimit për anëtarësim në BE.

Tahiri, në një postim në Facebook, ka thënë se në raportin e fundit të BE-së, thuhet se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk pasqyron zotimet e MSA-së që ka marrë Kosova.

“Reforma e administratës dhe sundimi i ligjit janë dy kërkesa të BE-së pa të cilat nuk hapet asnjë kapitull i negocimit për anëtarësim në BE. Në Raportin e fundit të BE-së, thuhet se, Ligji për Zyrtar Publik nuk pasqyron zotimet e MSA-së, që ka marrë Republika e Kosovës”, ka thënë Tahiri.


Tahiri ka shtuar se në këtë qeveri është bërë normë pozita e ushtruesve të detyrës.

“Pozitat e larta, me ushtrues detyre janë kancer i administratës së shtetit. Tashmë, shteti udhëhiqet me ushtrues detyre: në presidencë, në kuvend e në kryeministri shërbimi civil udhëhiqet me ushtrues detyre. Kjo po zgjatë tash e tri vjet”, ka thënë Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori