Në kuadër të takimeve të programit Permanent Transition, Fondacioni Lumbardhi me 14 dhjetor 2024 organizon ligjëratë me artisten Ruth Noack.
Kjo ligjëratë që mbahet në Kino Lumbardhi sipas njoftimit do të fokusohet në përvojën e Ruth Noack në vizionimin dhe ndërtimin e The Corner në Whitman Walker, institucion kulturor në Washington D.C. i cili u hap në 2019 dhe veproi gjatë viteve të pandemisë, para se të mbyllej në vitin 2021 për shkaqe financiare, raporton Telegrafi.
“Noack, e cila ishte ftuar të përgatisë një udhërrëfyes për zhvillim të institucionit, propozoi “kopshtin” në vend të “udhës”, si koncept për formësimin e tij. Përkundër kohëzgjatjes së saj, kjo eksperiencë ofroi një mundësi për të kërkuar forma më relevante dhe përmbushëse të ndërveprimit mes artit dhe jetës”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit.
Aty sqarohet se Ruth Noack është historiane arti, kuratore, edukatore dhe shkrimtare e cila njihet më së shumti për punën e saj si kuratore në edicionin e 12 të documenta-s. Ndër të tjera ajo ka mbajtur pozicionin si drejtore ekzekutive në The Corner në Whitman Walker në Washington D. C. dhe ka kuruar ekspozita të shumta në muze dhe institucione të artit bashkëkohor.
Po ashtu theksohet se është angazhuar si ligjëruese në akademi dhe universitete për mbi 20 vite, dhe se ka mbajtur pozicionin e udhëheqëses së programit për kurim të artit bashkëkohor në Royal College në Londër, ka qenë ligjëruese në Dutch Art Institute, profesoreshë e ftuar (AVU, Pragë; Städelschule në Frankfurt), si dhe është autore e mbi 50 eseve mbi artin bashkëkohor përfshirë këtu dhe monografinë mbi punën e Sanja Iveković, raporton Telegrafi.
Ky është prezantimi i tretë prej serisë së ligjëratave të organizuara për projektin “Permanent Transition” mbështetur prej European Cultural Foundation. Programi”, sipas Lumbardhit, sjell një mori hulumtuesish dhe profesionistësh e praktikues të fushës së artit, linguistikës, aktivizmit, ekonomisë dhe fushave të tjera, me synimin për të propozuar mënyra të ndryshme të të kuptuarit të krizës klimatike dhe të reagimit në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?