LAJMI I FUNDIT:

Referendumet për refugjatët, lojë politike për mobilizim të votuesve

Referendumet për refugjatët, lojë politike për mobilizim të votuesve

Më shumë se një vit pas përfundimit të valës së refugjatëvee, Maqedonisë po i ndodh një valë e referendumit kundër strehimit të refugjatëve. Shtatë këshilla komunale vendosën që banorët lokal të deklarohen, ‘për’ ose ‘kundër’ ndërtimit të vendbanimeve për refugjatët, në territorin e tyre.

Tendenca është që këto referendume të mbahen më 15 tetor, në ditën e zgjedhjeve lokale. Sipas drejtorit ekzekutiv të Organizatës Joqeveritare “Eurothink ” Ljupço Petkovski, referendumet janë vetëm një mbulesë për të mobilizuar anëtarët e VMRO-DPMNE-s në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata po humbasin në terren dhe qytetarët më nuk i njohin si dikush që mund ti zgjidh problemet e tyre. Prandaj trillojnë çështje të reja, që është një lajm i rremë. E bëjnë në mënyrë absolutisht të pafytyrë, gjë që nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë. Luhet me frikën e njerëzve, nxiten këto shqetësime, duke bërë një histori, por përshtypja ime është se ajo nuk do të ketë sukses”, tha Ljupco Petkovski, drejtor ekzekutiv i “Eurothink”.


Petkovski tha se këto nisma do të nxisin kundër efekt, duke pasur parasysh se qytetarët kanë shumë probleme të tjera reale në vend.

Vendimi për referendum në lidhje me këtë çështje tani për tani është miratuar në Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Manastir dhe komunat e Shkupit, Aerodrom, Karposh dhe Gazi Babë. Në KSHZ nuk ka arritur ende asnjë nga këto vendime, që është kusht që komisioni të fillojë me organizimin e referendumit. Nga Qeveria disa herë kanë theksuar se nuk kanë asnjë plan për të ndërtuar vendbanime për refugjatët në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori